Aktualitet

VIDEO-Vrasja e Mondi Mëhallës/ Gjykata e Elbasanit lë në burg Nevzat Spaho, i dyshuar si ekzekutori

Mësohet se Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar dje pranë Gjykatës masën e sigurimit ndaj shtetasit Saphos, me objekt “Vleftësim ndalimi, caktim mase sigurimi”.

zh.ll
VIDEO-Vrasja e Mondi Mëhallës/ Gjykata e Elbasanit lë në
Nevzat Spaho

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 29-vjeçarin nga Përrenjasi, Nevzat Spaho, i cili dyshohet si ekzekutori i biznesmenit Mondi Mëhalla. Seanca ka nisur që prej orës 10:30 të ditës së sotme dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa Spaho ka mbërritur mëngjesin e sotëm, i shoqëruar nga forca të policisë. Mësohet se Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar dje pranë Gjykatës masën e sigurimit ndaj shtetasit Saphos, me objekt “Vleftësim ndalimi, caktim mase sigurimi”.

Mësohet se avokati mbrojtës dhe vetë i hetuari Nevzat Spaho kundërshtuan masën e sigurisë, duke kërkuar një masë më të lehtë dhe duke pretenduar se ndalimi ishte i pabazuar, por gjykata i rrëzoi këto argumente, duke theksuar se provat e administruara deri tani justifikojnë mbajtjen e tij në qeli. 

Një ditë më parë, gjykata caktoi burg pa afat për ish ortakun e tij në biznes, Xhino Ago, dhe rojen e pikës së karburantit, Kujtim Pisha.

Spaho rezulton i dënuar më parë nga gjykata e Elbasanit për akuzën e "Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie" dhe "Mbajtje pa lejë të armë". Në vitin 2022, ka rezultuar se shtetasi Nevzat Spaho, ka shtrënguar duke e dhunuar fizikisht, si dhe ka kanosur me armë zjarri, një shtetas, për dhënien e një shume parash prej 3 mijë eurosh.

Në lidhje me ekzekutimin, Policia ka vënë në pranga edhe Xhino Agon, ish-ortakun e Mëhallës, i cili akuzohet se iu ka dhënë hua mjetin dy prej autorëve të përfshirë në ngjarje, të shpallur në kërkim Amarildo Kola dhe Marselo Arani, si dhe rojen e karburantit, shtetasin Kujtim Pisha, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. 

Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmen e të dielës (30 Nëntor) në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit "Xhaxhi Oil" në pronësi të tij. Hetimet janë përqendruar në konfliktet e mundshme që 43 vjeçari Mëhalla ka pasur kohët e fundit, pasi disa prej te shoqëruarve dhe të afërm të viktimës kanë dhënë deklarimet e tyre para grupit hetimor. Mëhalla ka qenë i skeduar më herët për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në vitin 2020, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim pasuror ndaj tij për pastrim parash.

Mëhalla, ishte pronari i club lounge "Hollyvood Lounge Bar", i cili njëherësh zotëronte dhe një pikë karburanti të quajtur “Xhaxhi Oil” si dhe një kompani taksish me emrin "El Taxi". Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "Emin Matraxhiu" në Elbasan, 50 metra larg vendit ku ndodhi masakra e 4 shkurtit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB