Aktualitet

Skualifikohet 1 vit nga tenderët “Cogren”, firma e preferuar e Jorgo Goros dhe Oltion Çaçit

Gjatë kohës që Bashkia e Himarës drejtohej nga Jorgo Goro (tashmë i burgosur), djali i pronares Fotina Rondo, Elton Rondo, punonte si jurist në Bashkinë e Himarës.

k.m.
Skualifikohet 1 vit nga tenderët “Cogren”, firma e preferuar e
Foto ilustruese

TIRANË- Për 1 vit, kompania “Cogren” do të jetë e skualifikuar nga tenderat publikë! Vendimi është marrë nga Agjencia e Prokurimit Publik. Shkak janë bërë gjetjet e APP-së se kompania kishte përdorur të dhëna të rreme, për një tender që kishte fituar disa muaj më parë. Bazuar në dokumentet që disponon "VoxNews", kjo firmë është në pronësi të Fotini Rondo, teksa ka fituar gjithsej në total 31 tendera publikë, por më së shumti ka qenë e kontraktuar nga Bashkia Himarë dhe ajo Sarandë. 

Skualifikohet 1 vit nga tenderët “Cogren”, firma e preferuar e

Sipas të njëjtit burim, gjatë kohës që Bashkia e Himarës drejtohej nga Jorgo Goro (tashmë i burgosur), djali i pronares Fotina Rondo, Elton Rondo, punonte si jurist në Bashkinë e Himarës. Pas burgosjes së Goros, "Vox" shkruan se nënë e bir u zhvendosën në Sarandë, atje ku edhe jetojnë duke e kthyer Bashkinë, një nga "klientët" më besnikë të kompanisë. 

Skualifikohet 1 vit nga tenderët “Cogren”, firma e preferuar e

Por më datën 9 qershor 2025, Agjencia e Prokurimit Publik nxori një njoftimi se kishte nisur një procedim administrativ për përjashtimin e operatorit ekonomik “Cogren” shpk, nga e drejta për të fituar kontrata publike. Kjo sepse, sipas APP-së, në tenderin "Rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit të fshatit Çiflik dhe ndërtim pusi" janë gjetur parregullsi. Një nga tre kompanitë në garë, ‘Mane/S’ shpk, kishte bërë ankimimin për humbjen e tenderit, duke nisur kështu për rivalët edhe një procedim administrative.

Skualifikohet 1 vit nga tenderët “Cogren”, firma e preferuar e
Tenderi

Dhe shkeljet e pretenduara rezultuan se kishin ndodhur vërtetë! Kompania kishte përdorur dokumente të rreme për të fituar kontratën publike.

“Në përfundim të procedimit administrativ të nisur, u arrit në konkluzionin se ndodheshim në kushtet e nenit 78/1/a të LPP, ku parashikohet se: ‘Agjencia e Prokurimit Publik përjashton një operator ekonomik nga e drejta për të fituar kontrata publike për një periudhë nga 3 deri në 3 vjet për keqinformim dhe dorëzim të dokumenteve, që përmbajnë të dhëna të rremë për qëllime kualifikimi".

Kështu, APP vendosi të përjashtojë operatorin ekonomik "Cogren" shpk, nga e drejta për të fituar kontrata publike për 12 muajt e ardhshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB