
TIRANË- Një pyetësor që duhej të plotësohej nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë është kthyer në një 'mollë sherri'. Ky pyetësor ishte ndërtuar nga Zyra e OSBE-ODIHR me qëllim për të përmirësuar ndjeshmërinë gjinore brenda parlamentit. Ajo që është kthyer në ‘kryefjalë’ është pikërisht pyetja e parë, në të cilën deputetët pyeten se cilës gjini i përkasin. Krahas opsionit Mashkull dhe Femër, ishte edhe opsioni “Tjetër”.
Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu që e ka konsideruar këtë si një provokim nga ata që kanë shkruar. Gjithashtu edhe ish-deputetja e LSI-së Silva Caka nuk është kursyer në fjalorin që ka përdorur në deklaratën e saj kundër këtij pyetësori.
"OSBE na pyet çfarë jemi, shqiptarët nuk janë pederasta' tha Silva Caka ndërsa Tritan Shehu bëri një reagim më të gjatë.
View this post on Instagram
Reagimi i plotë i deputetit Shehu:
Shqiperia me ligjet e saj, traditen e saj njeh zyrtarisht dy opsione seksuale: Mashkull e femer. – “Provokacion” i Zyres se OSBE ndaj Kuvendit, a heqje vemendje per deformimet e demokracise?! Ne keto momente kaq ereta per demokracine shqiptare e parlamentarizmin. Kur lideri i opozites eshte izoluar politikisht, deputete burgosen per denoncime, ish presidente rrembehen me dhune, parlamenti shkaterrohet… OSBE organizon nje seminar per “perberjen gjinore” te Kuvendit! Dhe shperndan nje pyetesor per deputet, te cileve u kerkohet te percaktojne “seksin” e tyre permes tre varienteve: 1-Mashkull 2-Femer 3-Te tjera.
Se pari nuk me duket momenti i pershtatshem per te tilla pyetesore e seminare, kur OSBE duhet te kishte ne qender te saj zhvillimet e Kuvendit tone. Por pertej kesaj, e gjej provokatore e ndesh me ligjet vendosjen e tre “opsioneve” per te percaktuar seksin deputetet. Ne fakt e gjej edhe qesharake e fyese kete pjese, qe beri qe une te refuzoj te cfletoj me tej e pra te pergjigjem. Pikerisht per kete desheroj te pyes autoret e atij pyetesori e seminari: Cfare kuptojne ate me opsionin “te tjera” per seksin e deputeteve?!
Shqiperia me ligjet e saj, traditen e saj njeh zyrtarisht dy opsione seksuale: mashkull e femer. Shqiperia me Kodin e Familjes njeh vetem Familjen nga nje burre, nje grua e me shprese femijet, biologjike apo adotive ata. Shqiperia ka ligje shume te qarta per adotimin e femijeve ne kete fryme. Atehere pse OSBE merr persiper te perfshihet ne te tilla lojera?! Kur duhej te denonconte shkeljet madhore te demokracise e parlamentarzmit ketu.
Zyra e OSBE-ODIHR nuk ka reaguar akoma ndaj këtyre pikëpyetjeve të ngrituara, ndërsa sipas Kuvendit ky sonazh është përdorur edhe herë të tjera dhe se gjithashtu është i njëjti edhe për deputetët në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Maltë, etj. Në pyetësor, ishin 29 pyetje duke përfshirë edhe një çështje sensitive si ajo për ngacmimet seksuale në parlament./ ZËRI