Aktualitet

"Sonte e ke rastin...po bie shi"/ Një zë gruaje e çoi në pritë, si u planifikua nga "Majli" vrasja e Ramazan Matajt

Identifikimi i tij u bë nga numri personal i telefonit, të cilin e kishte përdorur për të krijuar një llogari. 

k.m.
"Sonte e ke rastin...po bie shi"/ Një zë gruaje e çoi
Ramazan Mataj

SHKODËR- "Majli 544" ishte 'ajo' që nxorri në pritë Ramazan Matajn mbrëmjen e 5 janarit në Shkodër. Dy mesazhe zanore të dërguara nga një profil i sapokrijuar me emrin “Majli 544”, e çuan Ramazan Matajn drejt vdekjes. Sipas dosjes hetimore që gazetari Elton Qyno ka publikuar për "Ora News", personi që fshihej pas këtij profili ishte autori i vrasjes, Arjon Hasaj. Identifikimi i tij u bë nga numri personal i telefonit, të cilin e kishte përdorur për të krijuar një llogari. 

Pasi kishte hapur profilin e rreme, duke u prezantuar si vajzë, Arjon Hasaj e ftoi 30-vjeçarin për një takim në dalje të fshatit. Por, Mataj kishte kërkuar prova për të zbuluar nëse personi që i shkruante nga ana tjetër e tastierës ishte vërtetë vajzë. Për ta bindur, i dërguan dy mesazhe zanore, por ende nuk dihet se kujt i përket zëri në fjalë.

“...Në mos besosh, lëre, mos shkruj më pra… unë femër jam…” dhe “...Sonte ke rastin, shi asht tu ra... bukur do ishte…”.

Me të marrë mesazhin zanor, i bindur se po komunikonte me një vajzë, 30-vjeçari doli në hyrje të fshatit me mjetin e tij, ku u qëllua me breshëri automatiku. Si pasojë e plumbave, ndërroi jetë në vend.

Pasi u arrestua, Arjon Hasaj dëshmoi se e vrau 33-vjeçarin se ai ka shkatërruar dy martesa të motrës së tij, madje ish-burrit i kishte dërguar video intime. Ndërsa vëllai i tij, Klisman siguroi kushtet për të kryer vrasjen dhe fshehjen e armës së krimit. Pavarësisht akuzave, ai nuk e ka pranuar krimin duke thënë se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të vëllait. 33-vjeçari, Ramazan Mataj u ekzekutua mëngjesin e 5 janarit, vetëm 2 kilometra larg banesës së tij, ku edhe ishte duke shkuar me mjetin e tij, tip "Mercedez Benz"./ZËRI

Poll

MOS HUMB