
TIRANË- Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë dalë sot para togave të zeza të Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Si Kryemadhi, ashtu edhe Meta, kanë apeluar vendimin e caktuar për masën e sigurisë. Teksa futej sot në ambientet e SPAK, Kryemadhi nuk e ka kursyer ironinë.
“U mësuam tani,”-u tha ajo gazetarëve.

Deputetja e Partisë së Lirisë ka ankimuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, ndërsa ish-bashkëshorti i saj është lënë në masën e sigurisë "arrest me burg".
Të dy, kanë të njëjtat akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA, por edhe shpenzime për blerje banesash dhe jo vetëm. Për Kryemadhin, SPAK ka zgjedhur masë më të butë sigurie, duke argumentuar gjendjen e saj shëndetësore. Ndërsa Meta, prej thuajse një muaji qëndron në ambientet e paraburgimit të burgut "313" në Tiranë./ZËRI