"Shkundet" grupi i lidhur me Mir Pepën, SPAK 'ngrin' 12 mln euro pasuri: Prona, automjete, llogari bankare dhe...
TIRANË- SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, në kuadër të një hetimi ndaj një grupi të dyshuar kriminal të lidhur me biznesmenin Jetmir Pepa.
Vendimi përfshin 232 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Bëhet fjalë për prona, shoqëri tregtare, automjete dhe llogari bankare, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për bllokimin e tyre.
"Me vendimin nr.273, datë 14.4.2026, bazuar në nenin 274 të Kodit të Proçedurës Penale GjKKO ka vendosur caktimin e masës së sekuestros preventive në lidhje me 232 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të drejtëpërdrejtë, apo të tërthortë të personave nën hetim, konkretisht ndaj pasurive:
SEKUESTRIMET (në vlerën 12 milionë euro)
Pasuritë e Shoqërisë “P… GROUP”, sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.
Kuotat e Shoqërisë “HEC A…I”, sh.p.k, me seli qendrore në Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz në masën 33.30 % , të cilat i përkasin ortakut “P… GROUP” sh.p.k.
Kuotat e Shoqërisë “B….V”, sh.p.k, me seli qendrore në Lezhë, fshati Fang, Rubik, në masën 50.00 %, të cilat i përkasin ortakut “P… GROUP” sh.p.k.
Kuotat e Shoqërisë “Sh……i 2013”, sh.p.k, me seli qendrore në Shëngjin, Lezhë, në masën 50.00 %, të cilat i përkasin ortakut L.P.
Pasuritë e Shoqërisë “O….. Hotel”, sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.
Pasuritë e Shoqërisë “M….. N… A………”, sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.
Pasuritë e Shoqërisë “E…… AL”, sh.p.k, me seli qendrore në Ishull-Shëngjin Lezhë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.
60 pasuri të paluajtshme të llojeve tokë arë, tokë truall, hotel, poste parkimi dhe apartamente, me vendndodhje në Tiranë, Kamëz, Lezhë, Shëngjin, Sarandë dhe Himarë.
89 automjete të markave dhe llojeve të ndryshme (automjete teknologjike për ndërtim, transport mallrash apo autovetura).
72 llogari bankare që u përkasin personave të ndryshëm juridikë apo fizikë, si dhe shtetasve nën hetim, apo personave të lidhur me ta.
Më 15 prill 2026, Policia e Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive kanë nisur procedurat për bllokimin e këtyre aseteve në zyrat e regjistrimit dhe në bankat e nivelit të dytë.", thuhet në njoftimin e SPAK.
Trafikuan tonelata kokainë drejt Europës: 3 të arrestuar, mes tyre vëllai i Jetmir Pepës! Fletëarrest dhe për biznesmenin
TIRANË- Janë zbardhur emrat e tre të arrestuarve gjatë aksionit të sotëm SPAK në Tiranë dhe qytetet të tjera, në goditjen grupit të strukturuar kriminal, i përfshirë në trafikun e kokainës dhe pastrimit të parave.
Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, janë lëshuar 11 masa sigurie, mes tyre edhe për biznesmenin Jetmir Pepa allias Marashi, i cili ndodhet jashtë vendit. Sakaq, nuk dihet nëse për këtë të fundit, është ekzekutuar masa.
Ndëkrohë që në kuadër të këtij operacioni, nga 11 masa siguria të dhëna nga GJKKO, janë ekzekutuar vetëm 3 ditën e sotme. Në pranga kanë rënë anëtarë të grupit: Lulzim Pepaj (vëllai i Jetmir Pepës), Florian Marku dhe Anton Kola.
"Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme me vendimin nr.20, datë 14.4.2026, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e e sigurimit “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale ndaj 11 shtetasve shqiptarë.
Sot, më 15.4.2026, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur zbatimin e masave të sigurisë ndaj shtetasve:
F.M, i datëlindjes 20.2.1992;
L.P, i datëlindjes 06.7.1974.
A.K, i datëlindjes 19.6.1993.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Bashkëpunim me hetuesit e BKH vazhdojnë me veprimet proceduriale dhe operative për lokalizimin e shtetasve të tjerë, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë personale “arrest në burg”. Disa prej këtyre personave nuk ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë.", thuhet në njoftimin e SPAK.
Jetmir Pepa, pronar i kompanisë Pepa group, ndodhet në arrati jashtë vendit. Pepa është një emër i njohur për blutë, pasi në janar 2025 u shpall në kërkim pasi qëlloi me armë në një koncert festiv. Po ashtu në gusht të viti 2024 u bë protagonist pasi Mariela Berisha, nëna e djalit të tij, dhunoi të dashurën e tij, Klea Prenga, në bashkëpunim me të motrën, Antonela Berisha./ZËRI
Nga Amerika Latine drejt Europës! SPAK zbulon skemën: Si e trafikonte grupi kokainën 'e maskuar' (8 EPISODET)
TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka goditur një grup të strukturuar kriminal që vepronte në disa vende të Europës dhe Amerikës Latine, i përfshirë në trafikun e kokainës dhe pastrimin e parave. Hetimet tregojnë se grupi në fjalë ka operuar gjatë viteve 2019–2021, ndërsa janë evidentuar 8 episode të trafikimit të drogës në sasi të mëdha nga Amerika Latine drejt Holandës e Blegjikës.
Sipas hetimeve të SPAK, në disa raste, ngarkesat e drogës janë kapur dhe sekuestruar nga autoritetet europiane, ndërsa në raste të tjera dyshohet se një pjesë e sasisë ka arritur të kalojë. Në disa prej episodeve, kokaina është fshehur në kontejnerë me produkte ushqimore, si fruta të ngrira, peshk dhe banane, për të shmangur kontrollet doganore.
8 EPISODET E TRAFIKUT TË LËNDËS NARKOTIKE
Episodi 1 – Janar- Mars 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike kokainë gjatë periudhës Janar-mars 2020. Nga kjo sasi, më 21.03.2020 u sekuestrua një sasi prej 8.5 kg në qytetin e Amsterdamit të Mbretërisë së Holandës.
Episodi 2 – 7-8 Prill 2020 – Trafikimi i një sasie prej 1,018 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Peruja drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Ngarkesa kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije kolumbiane ndërsa lënda narkotike ishte fshehur në një enë frigoriferike që përmbante lëng frutash të ngrira. Vlera e shitjes ishte mbi 1.3 milionë euro.
Episodi 3 – 6 Qershor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 2020 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador dhe ishte e destinuar për një kompani në Hungari. Një pjesë e kësaj ngarkese i përkiste këtij grupi kriminal.
Episodi 4 – 26 Qershor 2020 – Tentativa e trafikimit të një sasie prej 516 kg lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në Terminalin Portual Muelle Sur, DP ëorld Callao, Peru, si dhe e destinuar për në Mbretërinë e Hollandës.
Episodi 5 – 30 Qershor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 500 kg lënde narkotike kokainë më, e sekuestruar në Portin e Roterdamit, që kishte ardhur në një kontejner nga Kolumbia që përmbante konserva me peshk ton dhe ishte i destinuar për një kompani në Gjermani.
Episodi 6 – 7 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë, e llogaritur në rreth 1600 kg, prej së cilës është sekuestruar një sasi prej 104 kg po në të njëjtën datë në autostradën nr A2 pranë qytetit Abcoude të Mbretërisë së Holandës.
Episodi 7 – 16 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie rreth 1100 pako me peshë bruto 1238,39 kg lënde narkotike kokainë, e cila ishte ishte fshehur në një ngarkesë me banane në një kontenier që vinte nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit në Hollandë dhe kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare e ardhur nga Porti i Antëerp, e destinuar për një kompani në Hagë.
Episodi 8 – 1 – 2 Tetor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 531 kg lënde narkotike kokainë në Portin e Roterdamit, Hollandë, sasi e cila është kapur nga autoritetet holandeze, e fshehur në një kontenier të ngarkuar me rrush të thatë, i destinuar për në Suedi./ZËRI
SPAK "çmonton" grupin kriminal: Zbërthen 8 episode trafiku kokaine, sekuestron 12 mln euro pasuri, disa të arrestuar (EMRAT)
TIRANË- SPAK ka goditur një grup të strukturuar kriminal që vepronte në disa vende të Europës dhe Amerikës Latine, i përfshirë në trafikun e kokainës dhe pastrimin e parave. Sipas hetimeve të SPAK që kanë dokumentuar aktivitetin e grupit, gjatë viteve 2019–2021, janë evidentuar 8 episode të trafikut të kokainës në sasi të mëdha nga Amerika Latine drejt Holandës dhe Belgjikës.
Gjykata e Posaçme ka caktuar masat e sigurisë “arrest në burg” për 11 shtetas shqiptarë, të dyshuar si pjesë e këtij grupi kriminal, të cilat janë ekzekutuar për 3 prej tyre. Në pranga përfunduan: Vëllai i Jetmir Pepës, Lulzim Pepaj, Florian Marku dhe Anton Kolaj. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e personave të tjerë, disa prej të cilëve ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë.
Gjithashtu, në kudaër të hetimit, janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro si: kompani, kuota biznesi, prona të paluajtshme në disa qytete, automjete dhe llogari bankare.
Njoftimi i SPAK
SPAK godet një grup të strukturuar kriminal ndërkombëtar; ekzekutohen masat e sigurimit dhe sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 153 të vitit 2023, ka finalizuar një operacion kompleks kundër një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka operuar në Amerikën Latine në Belgjikë dhe Holandë, ku janë dokumentuar 8 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha.
Në bashkëpunim të ngushtë me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese në Francë, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar, hetuesit e BKH-së kanë vijuar hetimet intensive në drejtimin e prokurorëve të posaçëm.
Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme me vendimin nr.20, datë 14.4.2026, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e e sigurimit “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale ndaj 11 shtetasve shqiptarë.
Sot, më 15.4.2026, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur zbatimin e masave të sigurisë ndaj shtetasve:
F.M, i datëlindjes 20.2.1992;
L.P, i datëlindjes 06.7.1974.
A.K, i datëlindjes 19.6.1993.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Bashkëpunim me hetuesit e BKH vazhdojnë me veprimet proceduriale dhe operative për lokalizimin e shtetasve të tjerë, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë personale “arrest në burg”. Disa prej këtyre personave nuk ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë.
8 EPISODET E TRAFIKUT TË LËNDËS NARKOTIKE
Episodi 1 – Janar- Mars 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike kokainë gjatë periudhës Janar-mars 2020. Nga kjo sasi, më 21.03.2020 u sekuestrua një sasi prej 8.5 kg në qytetin e Amsterdamit të Mbretërisë së Holandës.
Episodi 2 – 7-8 Prill 2020 – Trafikimi i një sasie prej 1,018 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Peruja drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Ngarkesa kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije kolumbiane ndërsa lënda narkotike ishte fshehur në një enë frigoriferike që përmbante lëng frutash të ngrira. Vlera e shitjes ishte mbi 1.3 milionë euro.
Episodi 3 – 6 Qershor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 2020 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador dhe ishte e destinuar për një kompani në Hungari. Një pjesë e kësaj ngarkese i përkiste këtij grupi kriminal.
Episodi 4 – 26 Qershor 2020 – Tentativa e trafikimit të një sasie prej 516 kg lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në Terminalin Portual Muelle Sur, DP ëorld Callao, Peru, si dhe e destinuar për në Mbretërinë e Hollandës.
Episodi 5 – 30 Qershor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 500 kg lënde narkotike kokainë më, e sekuestruar në Portin e Roterdamit, që kishte ardhur në një kontejner nga Kolumbia që përmbante konserva me peshk ton dhe ishte i destinuar për një kompani në Gjermani.
Episodi 6 – 7 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë, e llogaritur në rreth 1600 kg, prej së cilës është sekuestruar një sasi prej 104 kg po në të njëjtën datë në autostradën nr A2 pranë qytetit Abcoude të Mbretërisë së Holandës.
Episodi 7 – 16 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie rreth 1100 pako me peshë bruto 1238,39 kg lënde narkotike kokainë, e cila ishte ishte fshehur në një ngarkesë me banane në një kontenier që vinte nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit në Hollandë dhe kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare e ardhur nga Porti i Antëerp, e destinuar për një kompani në Hagë.
Episodi 8 – 1 – 2 Tetor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 531 kg lënde narkotike kokainë në Portin e Roterdamit, Hollandë, sasi e cila është kapur nga autoritetet holandeze, e fshehur në një kontenier të ngarkuar me rrush të thatë, i destinuar për në Suedi.
Me vendimin nr.273, datë 14.4.2026, bazuar në nenin 274 të Kodit të Proçedurës Penale GjKKO ka vendosur caktimin e masës së sekuestros preventive në lidhje me 232 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të drejtëpërdrejtë, apo të tërthortë të personave nën hetim, konkretisht ndaj pasurive:
SEKUESTRIMET (në vlerën 12 milionë euro)
Pasuritë e Shoqërisë “P… GROUP”, sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.
Kuotat e Shoqërisë “HEC A…I”, sh.p.k, me seli qendrore në Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz në masën 33.30 % , të cilat i përkasin ortakut “P… GROUP” sh.p.k.
Kuotat e Shoqërisë “B….V”, sh.p.k, me seli qendrore në Lezhë, fshati Fang, Rubik, në masën 50.00 %, të cilat i përkasin ortakut “P… GROUP” sh.p.k.
Kuotat e Shoqërisë “Sh……i 2013”, sh.p.k, me seli qendrore në Shëngjin, Lezhë, në masën 50.00 %, të cilat i përkasin ortakut L.P.
Pasuritë e Shoqërisë “O….. Hotel”, sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.
Pasuritë e Shoqërisë “M….. N… A………”, sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.
Pasuritë e Shoqërisë “E…… AL”, sh.p.k, me seli qendrore në Ishull-Shëngjin Lezhë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.
60 pasuri të paluajtshme të llojeve tokë arë, tokë truall, hotel, poste parkimi dhe apartamente, me vendndodhje në Tiranë, Kamëz, Lezhë, Shëngjin, Sarandë dhe Himarë.
89 automjete të markave dhe llojeve të ndryshme (automjete teknologjike për ndërtim, transport mallrash apo autovetura).
72 llogari bankare që u përkasin personave të ndryshëm juridikë apo fizikë, si dhe shtetasve nën hetim, apo personave të lidhur me ta.
Më 15 prill 2026, Policia e Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive kanë nisur procedurat për bllokimin e këtyre aseteve në zyrat e regjistrimit dhe në bankat e nivelit të dytë.
SPAK falenderon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për bashkëpunimin e ngushtë në ekzekutimin e masave të sigurisë.
Falenderim të veçantë për Eurojust, Europol, autoritetet gjyqësore franceze, holandeze dhe britanike për bashkëpunimin intensiv dhe ndihmën në kuadër të hetimeve të këtij proçedimi penal.
SPAK i bllokon dy automjete 'Jeep' dhe një 'Golf 8', Mir Pepa në arrati jashtë vendit
TIRANË-Dy Jeep dhe një Golf 8 janë tre automjetet që iu bllokuan Jetmir alias Mir Pepës, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të aksionit të sotëm, i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që kryente trafik droge. Urdhri i lëshuar me firmën e prokurorit Alfred Shehu për Jetmir Pepën, nuk është ekzekutuar pasi biznesmeni ndodhet jashtë vendit., shkruan VNA.

Pepa nuk është vetëm një personazh i njohur në tregun e biznesit, por njihet edhe si një person mjaft problematik, ku vetëm në janar të vitit 2025, terrorizoi të pranishmit në një ambient ku u zhvillua eventi për natën e ndërrimit të viteve, pasi qëlloi me armë zjarri. Po ashtu në gusht të viti 2024 u bë protagonist pasi Mariela Berisha, nëna e djalit të tij, dhunoi të dashurën e tij, Klea Prenga, në bashkëpunim me të motrën, Antonela Berisha.
Vijon operacion 'blic'! SPAK: Hetimi lidhet me krimin e organizuar, trafik droge e pastrim parash
TIRANË-Prokuroria e Posaçme po zhvillon një operacion të gjerë, ku deri tani raportohet se janë lëshuar 11 urdhër-arreste. Lidhur me aksionin SPAK njofton se po zhvillohet në kuadër të hetimeve për një procedim penal që lidhet me krimin e organizuar, trafik droge dhe pastrim parash.
“Në përgjigje të kërkesave tuaja, ju njoftojmë si vijon: SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon një operacion në kuadër të hetimeve për një procedim penal, që lidhet me krimin e organizuar, trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Detaje të mëtejshme do të bëhen publike në vijim.”, thuhet në reagim.
Masa e urdhër arrestit është lëshuar edhe për Jetmir Pepën, pronar i kompanisë Pepa group, ndërsa pritet identifikimi edhe për personazhet e tjerë, për të cilët Prokuroria po vijon kërkimet.
Nga 'kazanova' i sherrit Mariela Berisha-Klea Prenga, tek të shtënat në 'Cinco'...Mir Pepa sot në kërkim për drogë
TIRANË-SPAK po zhvillon një aksion për ekzekutimin e 11 masave sigurie të lëshuara me vendim të GJKKO-së, lidhur me trafikun e drogës dhe krimin e organizuar. Mes personave për të cilët është lëshuar masa e arrestit është edhe biznesmeni Jetmir Pepa, pronar i kompanisë Pepa group.
Pepa nuk është vetëm një personazh i njohur në tregun e biznesit, por njihet edhe si një person mjaft problematik, ku vetëm në janar të vitit 2025, terrorizoi të pranishmit në një ambient ku u zhvillua eventi për natën e ndërrimit të viteve, pasi qëlloi me armë zjarri.
Sherri me armë në natën e ndërrimit të viteve
Konflikti nisi pasi Jetmir Pepa, i njohur ndryshe dhe si Mir Pepa ndodhej në zonën VIP të klubit të natës dhe kishte hedhur një cigare të pafikur në një tavolinë ku ishin një grup djemsh. Të indinjuar nga gjesti, grupi i djemve fillimisht është përplasur verbalisht me Pepën. Më pas, përplasja ka vijuar me gota dhe në një moment, Mir Pepa nxorri armën e zjarrit dhe qëlloi në ajër duke shkaktuar panik tek të gjithë të pranishmit.
Pepa është përfolur edhe për lidhje me shumë vajza të njohura të showbizit shqiptar, ku në gusht të viti 2024 u bë protagonist pasi Mariela Berisha, nëna e djalit të tij, dhunoi të dashurën e tij, Klea Prenga, në bashkëpunim me të motrën, Antonela Berisha. Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës./ZËRI