Goditja e 3 Call Center-ave në Tiranë, policia: 12 të arrestuar dhe 3 në kërkim, sekuestrohen rreth 900 mijë euro (PAMJET)
TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë më njoftim zyrtar lidhur me operacionin e zhvilluar mbrëmjne e djeshme nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës në bashkëpunim me autoritetet gjermane dhe austriake. Prokuroria e Tiranës caktoi masën "arrest me burg" për 7 persona, ndërsa 5 të tjerë janë arrestuar në flagrancë gjatë ndërhyrjes së forcave policore. Po ashtu, 3 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar rreth 891 mijë euro, si dhe qindra pajisje elektronike që dyshohet se përdoreshin në veprimtarinë kriminale. Sipas bluve, hetimet, të cilat kanë zgjatur rreth dy vite, kanë nisur pas një kërkese nga autoritetet austriake dhe kanë çuar në zbulimin dhe dokumentimin e kësaj skeme të dyshuar mashtrimi kompjuterik. Autoritetet vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.
Arrest me burg
Eduart Dalla
Mateo Hoxha
Tedi Agastra
Ledio Toçi
Xhoel Mekolli
Marsel Lami
Xhoji Hitaj (i arrestuar për vrasje me dashje ne tentative)
U arrestuan në flagrancë:
K.B.
E.H.
B.B.
K.D.
E.T.
Ndalim dalje jashtë vendi
Aida Vokli
Ledjon Cenaj
Njoftimi i policisë:
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe me mbështetjen e Europolit, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Ghost Call”, në kuadër të goditjes së veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Ky operacion është rezultat i një hetimi të thelluar nga strukturat e hetimit të krimit kibernetik, i cili ka zgjatur rreth 2 vite. Hetimi nisi me iniciativën e strukturave të krimit kibernetik, pas një kërkese për informacion të ardhur nga autoritetet austriake, duke çuar në zbulimin dhe dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Gjykata e Tiranës vendosi lejimin e kontrollit të ambienteve ku ushtronin aktivitetin subjektet, si dhe kontrollin e banesave të 9 shtetasve të dyshuar.
Gjatë ndërhyrjes në ambientet e këtyre subjekteve, u konstatuan operatorë të ndryshëm duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm, çka mundësoi dokumentimin e menjëhershëm të veprimtarisë kriminale.
Në vijim të veprimeve procedurale, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, u caktuan masat e sigurimit si më poshtë:
* “Arrest me burg” për 7 shtetas, konkretisht për shtetasit E.D. I datëlindjes 24.10.1978; M.H. i datëlindjes 14.07.2002; T.A. i datëlindjes 19.06.2003; L.T. i datëlindjes 28.08.1993 dhe Xh.M. i datëlindjes 05.12.1997, për të cilët u bë ekzekutimi i masave të arrestit. Ndrsa për shtetasit Xh. H. i datëlindjes 10.06.1995 dhe M.L. i datëlindjes 04.12.1997, u bë shpallja në kërkim.
* “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” për 2 shtetas, ku masa u ekzekutua për shtetasen A.V., datëlindja 29.12.1993.
Po ashtu, gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë, në kushtet e ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm, shtetasit:
* K.B. i datëlindjes 06.04.1988;
* E.H. i datëlindjes 17.11.2000;
* B.B. i datëlindjes 02.10.2001;
* K.D. i datëlindjes 15.12.2001;
* E.T. i datëlindjes 04.08.1994.
Si dhe u bë shpallja në kërkim edhe për shtetasin D.J., i datëlindjes 02.08.2002.
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas u identifikuan si individë me peshë në strukturën e aktivitetit kriminal, në rolin e drejtuesve të ekipeve.
Ekzekutimi i vendimeve u realizua nga oficerët e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe në koordinim të plotë me hetues nga autoritetet austriake dhe ekspertë të Europolit, të cilët ishin pjesëmarrës gjatë operacionit.
Gjatë ushtrimit të kontrolleve, u gjetën dhe u sekuestruan vlera të konsiderueshme monetare, në total 891,735 euro, si dhe një numër i madh pajisjesh elektronike, konkretisht:
* 443 kompjuterë;
* 238 telefona celularë;
* 6 laptopë;
si dhe pajisje të tjera si HDD, DVR etj., që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.
Materialet e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht në luftën kundër krimit kibernetik.
Austriakët zbarkuan vetë në Tiranë, kush është G.P, "peshku i madh" i call centerave me goditje deri në 50 mln euro
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme një operacion i befasishëm u zhvillua nga policia në Tiranë me praninë edhe të hetuesve nga Austria të cilët kishin informacione konkrete se miliona euro të austriakëve kishin përfunduar në xhepat e personave që drejtonin rrjetin e mashtrimeve me call center.
Nëntë masa sigurie u lëshuan, mes të cilave 7 arrest me burg, por drejtuesit e aktivitetit kriminal sërish arritën të shpëtonin duke mos u identifikuar nga policia pavarësisht angazhimit edhe të hetuesve austriakë.
Sipas Versus.al, pas këtij rrjeti kompleks mashtrimi me 3 call centerat e goditur së fundmi, qëndron një person me inicialet G.P i cili dyshohet të jetë “peshku i madh” që kërkojnë austriakët.
Informacionet paraprake bëjnë me dije se personi të cilit i dihen vetëm inicialet qëndron pas veprimtarisë kriminae të mashtrimit me call center që dyshohet se i kalon shifrat e 50 milionë eurove. Versus.al raporton se personi i dyshuar dyshohet si “koka” e rrjetit kriminal të call centerave. I dyshuari ka një sërë biznesesh në zonën e Komunës së Parisit dhe zona të tjera të kryeqytetit. Mbetet për t'u parë nëse hetuesit austriakë dhe policia e shtetit shqiptar do të bien në gjurmët e tij pasi arriti t'i shpëtonte operacionit "të befasishëm" të zhvilluar mbrëmjen e djeshme ku u morën në pyetje 80 operatorë të call centerave./Versus.al
Nga kriptovalutat te Call Centerat...U arrestua në vitin 2024, si Tedi Agastra ra sërish 'në radarët' e policisë
TIRANË- Tre godina call senterash u goditën nga Policia gjatë një operacioni të ndërmarrë mbrëmjen e djeshme, 13 prill, në kryeqytet. Në kuadër të aksionit është dhënë masa e arrestit me burg për 7 persona: Mateo Hoxha, Ledio Toçi, Xhoel Mekolli, Marsel Lami, Xhoji Hitaj dhe Tedi Agastra. Ky i fundit, ka qenë edhe më herët nën hetim, pas një operacioni kundër kriptovalutave.
Tedi Agastra u arrestua në vitin 2024 gjatë një operacioni në Tiranë dhe Shkodër në kuadër të një rrjeti të gjerë mashtrimi ekonomik me kriptomonedha. Agastra, pronari i një kompanie që ofron shërbim të konsulencës ekonomike në fushën e menaxhimit dhe financës, ishte një ndër mes 17 të arrestuarve, 6 prej të cilëve rezulton pronarë biznesesh. Më pas, ai u la në 'detyrim paraqitje'.
Ndërkohë, gjatë aksionit të djeshëm në kryeqytet, Tedi Agastra ra sërish në prangat e policisë. Sipas hetimeve, Tedi Agastra dhe Mateo Hoxha dyshohet se konvertonin shumat e përfituara në kriptomonedha për të fshehur gjurmët e parave.
Gjatë kontrollit në tre ambiente, efektivët kanë sekuestruar mbi 800 mijë euro cash, si dhe një sasi të konsiderueshme pajisjesh elektronike, përfshirë kompjutera, servera, USB dhe sisteme kamerash, të cilat dyshohet se janë përdorur për realizimin e aktivitetit kriminal.
Në kuadër të operacionit u arrestuan 7 persona, ndërsa 2 të tjerë janë lënë në masën ndalim i daljes jashtë shtetit. Konkretisht bëhet fjalë për Eduart Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi, Xhoel Mekolli, Marsel Lami, Xhoji Hitaj, Aida Vokli dhe Ledjon Cenaj./ZËRI
Goditja e Call Center-ave në Tiranë! Dëmi llogaritet mbi 50 mln euro, lekët konvertoheshin në kriptomonedha
TIRANË-Detjae të reja janë zbardhur nga aksioni i zhvilluar një natë më parë (13 prill) në Tiranë, ku u zbuluan tre call centera, të cilët dyshohet se kryenin aktivitete të paligjshme duke mashtruar qytetarë europianë me qëllim zhvatjen e shumave të mëdha të parave. Dëmi ekonomik përllogaritet të jetë mbi 50 milionë euro.
Në kuadër të operacionit u arrestuan 7 persona, ndërsa 2 të tjerë janë lënë në masën ndalim i daljes jashtë shtetit. Konkretisht bëhet fjalë për Eduart Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi, Xhoel Mekolli, Marsel Lami, Xhoji Hitaj, Aida Vokli dhe Ledjon Cenaj.
Në kuadër të hetimeve është zbardhur dhe roli i tyre ku Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra, dyshohet se konvertonin shumat e përfituara në kriptomonedha për të fshehur gjurmët e parave.
Gjatë kontrollit në tre ambiente, efektivët kanë sekuestruar mbi 800 mijë euro cash, si dhe një sasi të konsiderueshme pajisjesh elektronike, përfshirë kompjutera, servera, USB dhe sisteme kamerash, të cilat dyshohet se janë përdorur për realizimin e aktivitetit kriminal./ZËRI
Dalin EMRAT-Ja kush janë 7 të arrestuarit në aksionin e Call Centerave
TIRANË-Janë zbardhur identitetet e të arrestuarve në kuadër të operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet ku u goditën 3 call-centera. Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 9 masa sigurie, ku mësohet se për 7 persona është firmosur masa 'arrest në burg', ndërsa 2 të tjerë janë me masë ndalimi i daljes jashtë vendit. Ata akuzohen për veprën penale “mashtrim kompjuterik”.
Arrest me burg
Eduart Dalla
Mateo Hoxha
Tedi Agastra
Ledio Toçi
Xhoel Mekolli
Marsel Lami
Xhoji Hitaj (i arrestuar për vrasje me dashje ne tentative)
Ndalim dalje jashtë vendi
Aida Vokli
Ledjon Cenaj
Ndërkohë raportohet se mbi 80 operatorë të gjetur brenda zyrave janë shoqëruar dhe marrë në pyetje. Gjatë operacionit u goditën tre ambjente call centerash, dy prej tyre në zonën pranë Kopshtit Zoologjik, ndërsa një tjetër në Rrugën e Kavajës. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga autoritetet, është sekuestruar një shumë rreth 1 milion euro cash, të ardhura të cilat dyshohet se lidhen me aktivitetin e paligjshëm.
Goditja e call centerave në Tiranë, Policia 'mësyn' në 3 godina! 9 masa sigurie, 7 në pranga, gjenden 1 mln euro cash (EMRAT)
TIRANË-Një operacion i zhvilluar mbrëmjen e djeshme (13 prill) në Tiranë, çoi në goditjen e tre Call Centerave, të cilët dyshohet se kryenin aktivitete të paligjshme duke mashtruar qytetarë europianë me qëllim zhvatjen e shumave të mëdha të parave. Hetimet kanë zbuluar se këto struktura dyshohet se mashtronin shtetas të huaj, kryesisht nga Austria, Italia, Spanja, Greqia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dy prej godinave ndodheshin në zonën pranë Kopshtit Zoologjik, ndërsa një tjetër në Rrugën e Kavajës. Vetëm në Call Center-in që ndodhej te Rruga e Kavajës janë gjetur brenda gjatë operacionit 60 punonjës, të cilët janë marrë në pyetje.
Aksioni është kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ku janë lëshuar 9 masa sigurie, ku mësohet se për 7 persona është firmosur masa 'arrest në burg', ndërsa 2 të tjerë janë me masë ndalimi i daljes jashtë vendit dhe detyrim me paraqitje. Në pranga janë vendosur Eduart Dalla, Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga autoritetet, është sekuestruar një shumë rreth 1 milion euro cash, të ardhura të cilat dyshohet se lidhen me aktivitetin e paligjshëm.
Autoritetet po punojnë për identifikimin e plotë të personave të përfshirë dhe dokumentimin e aktivitetit të dyshuar kriminal./ZËRI