Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, sekuestrohen 200 mijë euro dhe dy celularë, një i zyrtarit të Bashkisë

Raportohet se janë sekuestruar brenda një banese rreth 200 mijë euro dhe dokumente kompromentuese lidhur me çështjet zgjedhore.

F.I
SPAK aksion në Elbasan, sekuestrohen 200 mijë euro dhe dy
foto ilustruese

ELBASAN- Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar kontrolle në qytetin e Elbasanit në kuadër të hetimeve të krimeve zgjedhore. Prokurorja e SPAK Dorina Bejko ka lëshuar urdhër kontrolli personal për 4 persona në Elbasan pas dyshimeve se janë përfshirë në korrupsion zgjedhor duke blerë vota për PS. 

Në mesin e këtyre 4 personave, njëri prej tyre është zyrtar i Bashkisë së Elbasanit, që dyshohet se është përfshirë në shitblerje të votës në favor të një kandidati të PS në listën e hapur. Raportohet se atij i është sekuestruar celulari.

SPAK ka ushtruar disa ditë më parë një tjetër kontroll në një banesë në Blesh, që dyshohet se i përket një biznesmeni, ku janë sekuestruar rreth 200 mijë euro. Nuk dihet se në pronësi të kujt është banesa, por mësohet se bëhet fjalë për dy procedime që janë të ndara nga njëri-tjetri.

Ndërkohë, ditën e sotme një delegacion i përfaqësuesve të lartë të SPAK dhe BKH zhvilluan një takim të rëndësishëm pune me drejtuesin e Prokurorisë Elbasan, Kreshnik Ajazi./ZËRI

Poll

MOS HUMB