
TIRANË-Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t'u përballur me jursitin Romeo Kara. Ky i fundit e ka kallëzuar për “shpifje” dhe “fyerje”. Në një prononcim për media, teksa hynte në gjykatë Kryemadhi nuk i ka kursyer edhe batutat.
“Kam gjyq për shpifje me inceneratorin në SPAK, gjithë dynjaja shkon në gjyq civil unë vij këtu”, tha ajo me humor.
Në kallëzimin e tij, juristi pretendon se vepra penale nga Kryemadhi është konsumuar në deklaratat e saj publike, kur është shprehur se Kara është paguar për kallëzimin e tij ndaj Ilir Metës.
Deputetja e Partisë së Lirisë, po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA./ZËRI