TIRANË-Dy Jeep dhe një Golf 8 janë tre automjetet që iu bllokuan Jetmir alias Mir Pepës, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të aksionit të sotëm, i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që kryente trafik droge. Urdhri i lëshuar me firmën e prokurorit Alfred Shehu për Jetmir Pepën, nuk është ekzekutuar pasi biznesmeni ndodhet jashtë vendit., shkruan VNA.

Pepa nuk është vetëm një personazh i njohur në tregun e biznesit, por njihet edhe si një person mjaft problematik, ku vetëm në janar të vitit 2025, terrorizoi të pranishmit në një ambient ku u zhvillua eventi për natën e ndërrimit të viteve, pasi qëlloi me armë zjarri. Po ashtu në gusht të viti 2024 u bë protagonist pasi Mariela Berisha, nëna e djalit të tij, dhunoi të dashurën e tij, Klea Prenga, në bashkëpunim me të motrën, Antonela Berisha.