TIRANË-Prokuroria e Posaçme po zhvillon një operacion të gjerë, ku deri tani raportohet se janë lëshuar 11 urdhër-arreste. Lidhur me aksionin SPAK njofton se po zhvillohet në kuadër të hetimeve për një procedim penal që lidhet me krimin e organizuar, trafik droge dhe pastrim parash.
“Në përgjigje të kërkesave tuaja, ju njoftojmë si vijon: SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon një operacion në kuadër të hetimeve për një procedim penal, që lidhet me krimin e organizuar, trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Detaje të mëtejshme do të bëhen publike në vijim.”, thuhet në reagim.
Masa e urdhër arrestit është lëshuar edhe për Jetmir Pepën, pronar i kompanisë Pepa group, ndërsa pritet identifikimi edhe për personazhet e tjerë, për të cilët Prokuroria po vijon kërkimet.