
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani tha për emisionin “3D” se SPAK ka ushtruar hetime ndaj funksionarëve të ndryshëm, pavarësisht pozitës. Ai tha se deri më tani janë sekuestruar 150 milionë euro asete.
"Tre janë përparësitë e SPAK-ut: lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizimit. Momentalisht jemi fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SPAK deri tani ka dëshmuar se është në gjendje të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti, pavarësisht pozitës së tij. Sado i lartë që ketë qenë apo është ai. Ne këtë po e bëjmë me prova dita- ditës. Kemi ushtruar hetime në disa nivele të larta, të mesëm, si dhe funksionarë të ndryshëm në nivel lokal dhe qendror. Lidhur me krimin e organizuar, që më parë as mendoheshin se do hetoheshin, kemi një bilanc ku janë sekuestruar 150 milionë euro asete, një shumë kjo e madhe. SPAK-u ka goditur thellë kulturën e pa ndëshkueshmërisë", tha Dumani /ZËRI