Aktualitet

SPAK hap provat e vjetra për 'Gërdecin'! Kërkon dëshminë e sekretares së Bumçit, përmendet sërish faks-i 'Për Shkëlzenin'

Në procesverbal SPAK bën me dije se ka analizuar dhe dokumentuar edhe tabulatet telefonike të Fatmir Mediut në datën 15.03.2006 që përkon me ditën e ngjarjes së shpërthimeve në fshatin Gërdec.

F.I
SPAK hap provat e vjetra për 'Gërdecin'! Kërkon
Fatmir Mediu dhe Shkëlzen Berisha

TIRANË-Në seancën embajtur një ditë më parë në GJKKO për çështjen “Gërdeci”, Prokuroria e Posaçme paraqiti listën e fundit të provave shkresore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Mes provave të administruara ndodhet edhe faks i dërguar nga Ministria e Drejtësisë drejt Ministrisë së Mbrojtjes, me shënimin “Për Shkëlzenin”.

“Nga kqyrja me sy të lirë e përmbatjes së dokumentit fax të sekuestruar në Ministrinë e Mbrojtjes që është në formatin A4, konstatohet se në cepin e majtë dhe të sipërm të këtij dokumenti është vendosur shënimi ‘Për z.Shkëlzen Berisha’. Ky shkrim nuk është I vendosur me bojë të njomë, por nga kqyrja me sy të lirë duket se ka qenë pjesë e përmbajtjes së dokumentit që është dërguar nga Ministria e Drejtësisë. Gjithashtu, nga këqyrja me sy të lirë vihet re se poshtë shënimit të mësipërm është shkruar me stilolaps shënimi ‘Selimi’”-thuhet në shkresën e dorëzuar në GJKKO nga SPAK.

SPAK hap provat e vjetra për 'Gërdecin'! Kërkon
DOKUMENTI

Sipas dokumentit të paraqitur nga SPAK, thuhet se ky shënim ka qënë pjesë e dokumenteve të tjera që janë dërguar me Faks nga Ministria e Drejtësisë për tek Ministria e Mbrojtjes. SPAK po heton përmbajtjen se çfarë është shkruar në të. Në procesverbal SPAK bën me dije se ka analizuar dhe dokumentuar edhe tabulatet telefonike të Fatmir Mediut në datën 15.03.2006 që përkon me ditën e ngjarjes së shpërthimeve në fshatin Gërdec, ku thuhet se ka zhvilluar biseda me Shkëlzen Berishën.

Në dhjetor të viti 2023 në lidhje me 'FAKS-in', djali i ish-kryeministrit Shkëlzen Berisha pas marrjes në pyetje në GJKKO, tha se e gjithë ndjekja e kësaj çështjeje është një teatër politik. Berisha pranoi se kishte pasur komunikime me ish-ministrin Fatmir Mediu ditën e tragjedisë, por për çështje personale dhe deklaroi se është në dorën e prokurorisë për të vërtetuar nëse është i vërtetë apo fals, pasi nuk ka shkuar në adresën e tij. Tashmë SPAK po heton në lidhje me shënimin. Edhe vetë ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, në të njëjtën linjë me Shkëlzen Berishën, tha se djali i ish-kryeministrit nuk ka asnjë lidhje me çështjen Gërdeci. 

"Me këtë proces verbal janë këqyrur dhe dokumentuar tabulatet telefonike për numrin e telefonit nr.0682072151, të pëdorur nga i pandehuri Fatmir Mediu, të dërguara me shkresën nr.3647/1 prot datë 20.08.2008 të kompanisë Albania Mobile Communications sha Nga verifikimi i përmbajtjes së tabulateve telefonike për numrin e telefonit të mësipërm ka rezultuar se nr.0682072151 në përdorim të të pandehurit Fatmir Mediu, në datën 15.03.2006 që përkon me ditën e ngjarjes së shpërthimeve në fshatin Gërdec, ka zhvilluar disa biseda telefonike me numrin nr.0692035979 në përdorim të shtetasit Shkëlzen Berisha. Konkretisht, janë zhvilluar bisedat: 1) ora 16:31 me kohëzgjatje 37 sekonda: 2) ora 16:41 me kohëzgjatje 32 sekonda; 3) ora 17:06 me kohëzgjatje 46 sekonda. 40. Shkresë e datës 27.12.2022 e kompanisë Vodafonë sha, në lidhje me rregjistrimin e numrit të telefonit celular nr.0692035979, si dhe dokumentacioni përkatës,"-thuhet në dokument.

SPAK hap provat e vjetra për 'Gërdecin'! Kërkon

SPAK hap provat e vjetra për 'Gërdecin'! Kërkon

SPAK hap provat e vjetra për 'Gërdecin'! Kërkon

Ndërkohë prokurori i çështjes  ka kërkuar që të pyetet dëshmitarja Manjola Agolli sekretare e ish-ministrit të Drejtesisë, Aldo Bumçi e cila ende nuk është gjetur për t’u marrë si dëshmitare. Pas paraqitjes së provave të reja në procesin e Gërdecit, Gjykata i ka dhënë kohë mbrojtjes së Fatmir Mediu që të përgatitet për seancën e radhës e cila u caktua më 14 janar.

Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve. Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”./ZËRI

Poll

MOS HUMB