Aktualitet

Letër-porosi nga Belgjika, SPAK kryen kontrolle në 4 ambiente në Berat, prangoset i riu

Gjatë kontrollit në 4 ambiente, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka arritur të vërë në pranga një 33-vjeçar me iniciale H.V.

k.m.
Letër-porosi nga Belgjika, SPAK kryen kontrolle në 4 ambiente në
Foto ilustruese

BERAT- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillon një operacion në Berat. Gjatë kontrollit në 4 ambiente, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka arritur të vërë në pranga një 33-vjeçar me iniciale H.V. Në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, u gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi për automjet, të dyshuara false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë arme gjahu.

Njoftimi i Policisë:

Në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge, kryhen kontrolle në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un.Policia gjeti në banesën e një 33-vjeçari, dokumente false, elektroshok dhe fishekë arme gjahu. Arrestohet 33-vjeçari dhe sekuestrohen sendet. Si rezultat i kontrolleve të kryera në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un, me BKH-në dhe me Prokurorinë e Beratit, në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Berat arrestuan në flagrancë shtetasin H. V., 33 vjeç. Në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, u gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi për automjet, të dyshuara false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë arme gjahu. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB