
TIRANË- Kunata e Artan Gaçit, Tawni Lin Grzych-Sutton ka "pezulluar" kompaninë e tij, me të cilën kishte fituar statusin e "investitorit strategjik". Vendimi u mor pasi SPAK vendosi sekuestro mbi sipërfaqen e tokës prej 5512 m2 në Gjilekë të Himarës. Kështu që në këto kushte, shtetasja amerikane (bashkëshortja e vëllait të Olta Xhaçkës) ka kërkuar pezullimin e aktivitet tregtar të kompanisë “AGTCC Hotel Management”. Kërkesa në fakt është dorëzuar në tetor të vitit të shkuar.
Po ashtu, gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNews" shkruan se edhe kompania e Artan Gaçit, “AG.TCC”, që prej 4 Tetorit 2024 është vendosur në 'masë sigurimi' për detyrime tatimore të papaguara.
KERKESE Nr. 1 Date 01/10/2024 E ADMINISTRATORIT TE SHOQERISE AGTCC HOTEL MANAGEMENT Shpk

Drejtuar: Qendres Kombetare te Biznesit, Tirane
Lenda: Ndryshim i statusit te shoqerise Une Tawni Lin Grzych-Sutton ne cilesine e administratorit te shoqerise AGTCC HOTEL MANAGEMENT Shpk, shoqeri me pergjegjesi te kufizuar, me seli ne Tirane dhe me Nipt M11825022K:
KERKOJ 1- Kalimin e shoqerise ne statusin "I PEZULLUAR". Shoqeria AGTCC HOTEL MANAGEMENT Shpk Administratori Grzych-SUHE HOTEL M0`ANAGEMENT
Vendimi është marrë pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vuri nën sekuestro tokën në Dhërmi dhe gjithashtu arrestoi ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, i cili akuzohet për falsifikim të dokumentave dhe shpërdorim detyre.
Dyshimet janë se personi që ka ndikuar tek regjistrimi në Kadastrën e Vlorës është pikërisht bashkëshorti i Olta Xhaçkës, Artan Gaçi, i cili rezulton se është bërë pronari me letra i tokës ku do të ndërtohej resorti “Dreamades Luxury Suites” nga kompania e kunarës së Xhaçkës, duke ia blerë pronën Stavri Mëhillit.
Çështja e pronësisë së tokës nuk ka marrë akoma zgjidhje nga drejtësia, pasi ende nuk është dënuar askush. Por, nën akuzë është vendosur ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro, pasi hetimet e SPAK treguan se Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bushin, drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, në Bashkinë e Himarës, përcollën pranë organeve kompetente dokumenta të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqeje prej 5512 m2 tokë bujqësore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat, në pronësi të Foto Mëhillit, babai i Stavri Mëhillit.
Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të shoqërisë private me përfaqësues Artan Gaçin. Lidhur me këtë çështje kreu i kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj u la në masën “detyrim paraqitje”, ndërsa ish juristi Vezir Gjikoka si dhe ish drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës në Bashkinë Himarë në “arrest në shtëpie”. Nga ana tjetër, është shpallur në kërkim edhe Stavri Mëhilli, që dyshohet se ka kryer 2 vepra penale. Opozita nga ana tjetër kërkon që të shqyrtohet vlefshmëria e mandatit të Xhaçkës, duke argumentuar se ajo, nëpërmjet bashkëshortit Artan Gaçi, ka përfituar të mira publike, në kundërshtim me Kushtetutën./ZËRI