Aktualitet

Ryshfet për aksidentin/ Arrestohen me urdhër të SPAK 3 zyrtarët e Policisë Rrugore në Tiranë, mes tyre shefi!

Ata dyshohen për korrupsion, pasi i kanë marrë para një gruaje, për një aksident.

I.F
Ryshfet për aksidentin/ Arrestohen me urdhër të SPAK 3
Roven Zeka

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 3 urdhër-arreste për tre zyrtarë të Policisë Rrugore të Tiranës, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në një rast korrupsioni. SPAK ka lëshuar urdhër-arreste për Roven Zekën, shef i Qarkullimit Rrugor të Tiranës; Sokol Novaku, shef i Sektorit të Aksidenteve në Policinë Rrugore dhe Edison Tabaku, oficer i Policisë Gjyqësore pranë Policisë Rrugore. Aktualisht, dyshohet se ata kanë abuzuar me detyrën duke konsumuar elementë të veprës penale “Korrupsion”, lidhur me një aksident ku është përfshirë një grua.

Sipas të dhënave që bëhen me dije paraprakisht, ka dyshime se prangosja ka ardhur pas një aksidenti që ka ndodhur 1 javë më parë tek Unaza e Madhe. Për të ndihmuar të shoqen, bashkëshorti i gruas të përfshirë ka hyrë në komunikime me zyrtarët e qarkullimit rrugor për të lehtësuar rrethanat e të përfshirës. Nga përgjimet ka rezultuar se janë ofruar para për të mbyllur çështjen në favor të gruas. 

Ryshfet për aksidentin/ Arrestohen me urdhër të SPAK 3
Momenti i vetëdorëzimit

Teksa kontaktonte me bashkëshortin e të aksidentuarës, oficeri i kqyrjes së vendngjarjes Edison Tabaku ka përmendur dy eprorët e tij në Policinë Rrugore, duke i premtuar se do të ndryshonte rezultatet e këtij aksidenti. Por mbetet ende e paqartë se sa është shuma e kërkuar dhe nëse ka patur pasojë në jetë prej këtij aksidenti. Kjo për shkak se ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ana e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

Për ngjarjen, Zeka, i cili e ka marrë postin në dhjetorin e vitit 2024 është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës; ndërsa Novaku dhe Tabaku janë arrestuar. Tabaku është oficer i Policisë Gjyqësore, ndërsa Novaku ka qenë me detyrë shef krimesh në Elbasan e Kavajë, por ka mbi 1 muaj si Shef i Sektorit të Aksidenteve në Komisariatin e Policisë Rrugore në Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB