Aktualitet

Spanja e kërkonte për drogë, 37-vjeçari me dy identitete arrestohet në Tiranë (EMRI)

Gjergji Ceka alias Gjergj Kola akuzohet nga Gjykata e Malagas për kultivim të bimëve narkotike dhe i ka caktuar masën e arrestit me burg

zh.ll
Spanja e kërkonte për drogë, 37-vjeçari me dy identitete
pamje nga arrestimi

TIRAN- Një 37-vjeçar është arrestuar në Tiranë, me qëllim ekstradimin në Spanjë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjergji Ceka alias Gjergj Kola akuzohet nga Gjykata e Malagas për kultivim të bimëve narkotike dhe i ka caktuar masën e arrestit me burg. Tashmë pritet të kryhen procedurat e esktradimit të tij drejt Spanjës. 

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 76”.

Akuzohet nga Gjykata e Malagës, për kultivim të bimëve narkotike, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Spanjë, 37-vjeçari.

Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni i radhës, i koduar “Operacionalja 76”.

Gjatë këtij operacioni, u kap në Tiranë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Gj. C. alias Gj. K., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gykata e Malagës, Spanjë, me vendimin e datës 14.11.2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Poll

MOS HUMB