Aktualitet

Klodian Braho merr sot zyrtarisht drejtimin e SPAK, Altin Dumani i kalon "stafetën"

Ceremonia e kalimit të detyrës nga Altin Dumani te Klodian Braho do të zhvillohet në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të Prokurorisë së Posaçme.

zh.ll
Klodian Braho merr sot zyrtarisht drejtimin e SPAK, Altin Dumani i kalon
altin dumani-Klodian Braho

TIRANË- Klodian Braho do të marrë sot zyrtarisht detyrën si kreu i ri i SPAK, pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit, më 18 dhjetor. Ceremonia e kalimit të detyrës nga Altin Dumani te Klodian Braho do të zhvillohet në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të Prokurorisë së Posaçme.

"Ceremonia e kalimit të detyrës nga Z. Altin Dumani te Z. Klodian Braho, një moment i rëndësishëm për sigurimin e vazhdimësisë dhe forcimin e mëtejshëm të punës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimitt ë Organizuar (SPAK). Aktiviteti zhvillohet të hënën, në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të SPAK", thuhet në njoftim.

KLP në mbledhjen e 11 dhjetorit votoi me 7 vota pro prokurorin Klodian Braho, si drejtues të SPAK. Prokurori Klodian Braho është pjesë e sistemit të drejtësisë që prej vitit 2007. Ai ka qenë ndërkohë një nga figurat kryesore të SPAK-ut. Braho është prokurori, i cili ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër-arreste dhe duke ndarë hetimin për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Mes çështjeve të tjera të rëndësishme janë dosja “5D” dhe “Toyota Auris”. Braho është dhe pjesë e grupit të prokurorëve që ngritën akuzën për ish-ministrin Fatmir Mediu në lidhje me tragjedinë e Gërdecit./ZËRI

Poll

MOS HUMB