Aktualitet

"Sterilizimi"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit, Rrjepaj dhe Rrapaj dënohen me nga 6 vite burg

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur me një të tretën, duke u reduktuar përfundimisht në 4 vite burg.

I.F
"Sterilizimi"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit,
Klodian Rrepaj dhe Ilir Rrapaj

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për 8 të pandehurit e dosjes së sterilizimit.  GJKKO ka dënuar me 6 vite burg Klodian Rrjepajn, ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim në dosjen "Sterilizmi". Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur me një të tretën, duke u reduktuar përfundimisht në 4 vite burg.

Ndërsa, biznesmeni Ilir Rrapaj është dënuar me 6 vite burg, por pas uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 4 vite burg. Po ashtu, Rrjepaj dhe Rrapaj janë shpallur të pafajshëm për veprën penale grup i strukturuar kriminal.

Marsela Serjanaj, drejtoreshë juridike është dënuar me 3.6 vite burg, që i ulet në 2.4 vite burg, por do të lirohet pasi ka përmbushuar afatet e dënimit në arrest shtëpi.

Sajmir Kadiu, drejtori ekonomik në ministri është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg, por do të lirohet pasi ka përmbushuar afatet e dënimit gjatë arrestit të shtëpisë.

Petraq Mersini, i cili është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg, që i ulet në 2 vite e 4 muaj burg, iu konvertua në shërbim prove për 24 muaj.

Arben Gjata u dënua me 3.5 vite burg, që është ulur në 2 vite e 4 muaj. Dënimi është pezulluar dhe Gjata ështëvendosur në shërbim prove për 24 muaj.

Ish-zyrtarët akuzohen për 'falsifikim dokumenti' dhe 'shpërdorim detyre'. Mes tyre nuk është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Kjo për shkak se ky i fundit zgjodhi që të përballet me një proces të zakonshëm, duke kërkuar administrimin dhe shqyrtimin e plotë të provave dhe fakteve të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme. Beqaj do të gjykohet për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në procedurat e koncesionit dhjetëvjeçar të sterilizimeve kirurgjikale prej 100 milionë eurosh./ZËRI

Poll

MOS HUMB