
TIRANË- Seanca maratonë me dyer të mbyllura për çështjen e sterilizimit ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe të akuzuarve të tjerë nuk ka përfunduar as këtë të enjte. Procesi mbetet në fazën paraprake, ndërsa SPAK përfundoi leximin e kërkesës për gjykim me 156 faqe. Javën e ardhshme, pritet që avokatët e të pandehurve të paraqesin pyetjet e tyre.
Beqaj ka kërkuar shpjegime mbi akuzën për shpërdorim të detyrës dhe bashkëpunimin me të tjerët në këtë çështje, por prokurorët kanë argumentuar se ai ka dëmtuar interesat e shtetit. Kërkesa e tij për të paraqitur mbrojtjen online por u refuzua, duke u detyruar që si të gjithë të akuzuarit e tjerë, të paraqesë qëndrimin e tij në formë të lexuar.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur dyshime se ish-ministri Beqaj si drejtues i SASPAC, ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE, duke fryrë shifrat në qindra mijëra euro drejt kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera. Përfitues i parave ka qenë vetë ish-ministri dhe bashkëpunëtorët e tij, por SPAK nuk e ka një shifër ekzakte, ndaj ish-ministri Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre./ ZËRI