TIRANË- Reshjet intensive të shiut që vijojnë prej orësh ka rritur rrezikun e përmbytjeve në disa qytete të vendit, ndërsa disa lumenj kanë dalë nga shtrati duke përmbytur rrugë e toka bujqësore.
Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në pikat e tij më të dobëta në fshatin Murqinë e mallkuç duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore e duke bllokuar dy lagje në fshatin Murqine.
Në Bashkinë e Vaut të Dejës, përroi i Glinës ka dalë nga shtrati. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, përroi është fryrë tej mase dhe ka vërshuar përmes qytetit të Vaut të Dejës, ndërsa janë shkaktuar përmbytje në unazën e qytetit dhe në rrugën kryesore.
Visualizza questo post su Instagram
Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Vjosë të rritet ndjeshëm, duke arritur rreth 5,6 metra tek Ura e Mifolit në Novoselë. Reshjet e dendura nga zona e Përmetit kanë vijuar për disa orë me radhë dhe jo por në të gjithë jugun e vendit.
Ndërkohë, në territorin e Bashkisë Kukës, situata mbetet e rënduar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Në fshatin Orgjost, ura që lidh mbi 1000 banorë të zonës rrezikon të dëmtohet seriozisht për shkak të fryrjes së lumit nga prurjet e shumta të ujit./ZËRI