
TIRANË- Policia e Shtetit njofton se ka pezulluar 3 efektivët e policisë të përfshirë në trafikun e drogës, 2 prej të cilëve u arrestuan dhe një është në kërkim. Gjatë operacionit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ranë në pranga shefi i Krimeve në Himarë, Ervis Alisinanaj, shefi i Krimeve në Lushnjë, ish-efektivi Erdit Hazizaj. Ndërsa u shpall në kërkim Elvis Dervishi, shefi i policisë kufitare të Sarandës.
"Në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacionit policor të zhvilluar nga SPAK, BKH, AMP dhe Policia e Shtetit, në funksion të procedimit penal nr. 169 të vitit 2022, ku gjatë operacionit u arrestuan dy punonjës policie dhe një tjetër u shpall në kërkim, ju informojmë se:
Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH, bazuar në nenin 121 të Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” dhe në nenin 222 të Rregullores së Policisë, ka bërë menjëherë pezullimin pa pagesë të tre punonjësve të policisë, konkretisht:
•Sh. R., me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë.
•E. A., me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë.
•E. D., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, i shpallur në kërkim.
Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë ndaj këtyre punonjësve.
Policia e Shtetit vijon bashkëpunimin me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për evidentimin dhe largimin nga radhët e saj të punonjësve që cenojnë imazhin e Organizatës së Policisë së Shtetit", njofton Policia./ZËRI