Aktualitet

Sherr në Allias, 38-vjeçari qëllon me armë zjarri fqinjin e tij, e plagos në këmbë

Baci është dërguar në spital dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është shpallur në kërkim.

F.m
Sherr në Allias, 38-vjeçari qëllon me armë zjarri fqinjin
Vendngjarja

TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mëngjes në zonën e Alliasit në Tiranë. 38-vjeçari Korado Teodori ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë 31-vjeçarin Sandrino Baci. Dyshja janë fqinj me njëri-tjetrin dhe kanë debatuar këtë mëngjes, për motive të dobëta, por nuk janë zbardhur ende. Baci është dërguar në spital dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është shpallur në kërkim.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth 31 vjeç(komshi me njëri-tjetrin). Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB