Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri, plagosen babë e bir, pronar të një restoranti

Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa policia nuk ka rënë në gjurmët e autorit/autorëve

E.K

Të shtëna me armë zjarri, plagosen babë e bir, pronar

GREQI- Babë e bir, pronar të një restoranti në Greqi mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur Agios Dimitrios në Athinë, ndërsa  të plagosurit janë pronari 70 vjeç dhe djali i tij 39 vjeç, me origjinë shqiptare.

Sipas informacioneve, autorët e sulmit me armë ishin tre persona që mbërritën me makinë në orën 2:40 në biznesin që ndodhej në rrugën Agoniston Polytechneiou.

Sipas të njëjtave informacione, pronari 70-vjeçar i biznesit, me origjinë nga Shqipëria, u qëllua në këmbë. Djali i tij 39-vjeçar u plagos në kofshë dhe pulpë.

Oficerët e policisë që mbërritën në zonë mblodhën gjithsej 4 gëzhoja. Pas të shtënave, tre autorët u larguan me makinë në drejtim të panjohur, ndërsa FBI-ja greke ka marrë përsipër hetimin e rastit.

Poll

MOS HUMB