ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë mbrëmjen e 28 nëntorit në Elbasan. Siç u raportua më herët, banorët e lagjes 'Vullnetari' të Elbasanit njoftuan sallën operative për të shtëna me armë zjarri, por në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohet se ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nuk u gjet predhë plumbi. Ndërkohë, blutë e Elbasanit njoftojnë se lidhur me ngjarjen janë proceduar penalisht 2 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sipas njoftimit, bëhet me dije se gjatë hetimeve ka rezultuar se disa pamje nga kamerat e sigurisë janë fshirë, duke penguar zbardhjen e plotë të ngjarjes. Shtetasi D. K., dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së tij, e cila ndodhet pranë vendit të konfliktit, duke penguar zbulimin e së vërtetës.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 28.11.2025, ku u njoftua se dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit F. P., 66 vjeç, në lagjen “Vullnetari”, bëjnë me dije se:
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. B. (E. Ç.), 48 vjeç, D. K., 47 vjeç, E. C., 24 vjeç,
-u shpallën në kërkim shtetasit Xh. B., 40 vjeç dhe Sh. B., 50 vjeç (të afërm të shtetasit B. B.).
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se disa ditë më parë ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve E. C. dhe B. B., gjatë të cilit shtetasi E. C. ka dëmtuar xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit B. B..
Më datë 28.11.2025, janë përfshirë në konflikt shtetasit B. B., E. C., Xh. B. dhe Sh. B., ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës, në pronësi të shtetasit F. P., ku banon shtetasi E. C.. Gjithashtu, shtetasi E. C. nuk ka kallëzuar ngjarjen. Ndërsa, shtetasi D. K., dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së tij, e cila ndodhet pranë vendit të konfliktit, duke penguar zbulimin e së vërtetës.
Po punohet për kapjen e shtetasve Xh. B. dhe Sh. B.
Blutë njoftojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 28 nëntorit, pas një konflikti për motive të dobëta midis shtetasve E. C. dhe B. B., gjatë të cilit shtetasi E. C. ka dëmtuar xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit B. B. Në vendngjarje, policia nuk ka gjetur gëzhoja për të provuar përdorimin e armës, ndërsa dëshmitarë nga zona kanë pohuar se mes disa personave ka patur një konflikt të dhunshëm, gjatë të cilit pretendohet se janë dëgjuar krisma./ZËRI
