ELBASAN-Banorët e Elbasanit u alarmuan mbrëmjen e djeshme, ku u raportua për të shtëna me armë zjarri në një banesë. Konkretisht banorët e lagjes 'Vullnetari' të Elbasanit njoftuan sallën operative për të shtëna me armë zjarri, por nga verifikimet, Policia njofton se në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohet se ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nuk u gjet predhë plumbi.
Blutë nuk kanë gjetur gëzhoja për të provuar përdorimin e armës, ndërsa dëshmitarë nga zona kanë pohuar se mes disa personave ka patur një konflikt të dhunshëm, gjatë të cilit pretendohet se janë dëgjuar krisma. Në komisariat u shoqëruan disa persona për sqarimin e rrethanave, ndërsa ngjarja mbetet ende në fazën e verifikimeve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.11.2025, rreth orës 20:30, shtetasi F. P., 66 vjeç, ka njoftuar në Polici se kishte dëgjuar të shtënë me armë zjarri afër banesës së tij, në lagjen “Vullnetari”. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët nga këqyrja e vendit ku dyshohet se ishte qëlluar, nuk gjetën asnjë gëzhojë, si dhe në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohet se ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nuk u gjet predhë plumbi. Vijon puna për sqarimin e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./ZËRI