TIRANË- Seanca e së enjtes në KLP është zhvilluar sërish mes toneve të larta dhe debateve të tensionuara. Në seancën e së hënës, antër i Sokol Stojani akuzoi kryetaren Mirela Kumbaro për ushtrim të ndikimit tek administrata për veprime në kundërshtim me ligjin. Ndërsa sot, ai u ndaj sërish po tek e njëjta tema, teksa 15 retreat-eve i referohet me termin "ekskursione". Gjatë debatit, Stojani shprehet se pala tjetër ishte shqetësuar vetëm për publikimin në media të debatit.
Stojani: "Optika ime ishte nëse ne do të bëjmë ekskursione, apo do të bëjmë punë. Ekskursione quhen 15 copë dhe nja 3-4 vizita studimore nga 4-5 ditë, ta pret mendja”
Bogdani: “Nuk quhen ekskursione ato”.
Stojani: “Po ju shqetësoheni më shumë përse e mori media një informacion. Se pse mbledhja u regjistrua e plotë dhe u pasqyrua e plotë”.
Bogdani: “Jo, nuk jam shqetësuar, ishte informale”.
Stojani: “Është si gjykata. Nuk ishte informale, zonja kryetare. Këtë dua të them, sepse u bë me votat tona. Moj kryetare, unë nuk flas më me ty, se ti ke probleme në të kuptuar. Unë e kam me këtë. Fakti, fakti! A do të them një gjë. Ju nuk reflektuat”.
Tensionet nuk kanë munguar përgjatë gjithë seancës që u ndërpre për disa minuta për shkak të debateve të vazhdueshme. Diskutimi ka vijuar edhe për sa i përket çështjes së votimit të një prokurori. Ky proces vijohet në KLP pas mbylljes së KPK. E gjitha ndodhi pasi anëtarja Ledina Riza u ndje e fyer nga një replikë e anëtarit Stojani, teksa kërkoi vlerësimin e Këshillit nëse kishte apo jo pengesë ligjore për të qenë pjesë e komisionit të rivlerësimit të prokurorit Anton Pali.
Stojani: “Referancat që ju sillni për të gëlltitur dhe ju për ta përtypur mua nuk më duket korrekte”.
Riza: “Asnjë anëtar nuk fyhet gjatë fjalës kur flet në bazë të ligjit dhe rregullores”.
Debati mes tyre përshkallëzoi tensionet, duke detyruar kryetaren e KLP-së që të ndërpresë seancën për të paktëm 5 minuta. Mirëpo Stojani nuk ka ndalur së debatuari edhe gjatë ndërprerjes së seancës, duke iu drejtuar sërish kryetares Bogdani.
“Në thelb është prokurore dhe kur akuzon një prokuror duhet të përdorë një fakt të caktuar. Ju mund ta braktisni, por mua nuk ma mohoni dot fjalën, zonja kryetare”, kundërshtoi Stojani.
“Kur flitet për fyerje e shpifje duhet thënë kush është fakti. Ne nuk flasim me parrulla si në kohën e komunizmit. Vetëm në komunizëm ecet me parrulla”, vijoi me ton Stojani, ndërsa kryetarja kërkonte vëmendje edhe për dëgjimin e fjalës së saj.
Pas debateve të forta, në praninë edhe të një prej përfaqësuesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Këshilli zgjodhi me short tre anëtarë që do të bëjnë rivlerësimin kalimtar të prokurorit Anton Pali./A2