LUSHNJË- Një 40-vjeçar, i shpallur në kërkim, është arrestuar nga policia e Lushnjës, pasi akuzohet për "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura", mbetur në tentativë. Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë Robert Cerria, i cili kishte tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 35-vjeçare në banesën e saj.
Njoftimi:
Lushnjë/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare, vihet në pranga.
Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, lokalizuan dhe ndaluan shtetasit:
-R. C., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura", mbetur në tentativë, pasi dyshohet se më datë 06.07.2025, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare, në banesën e saj;
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./ZËRI