Aktualitet

Tentoi të trafikonte 14-vjeçaren për prostitucion në Kosovë, arrestohet 22-vjeçari

Familjarët e 14-vjeçares kishin denoncuar largimin e saj nga banesa në Durrës, një ditë më parë

E.K
Tentoi të trafikonte 14-vjeçaren për prostitucion në
Foto ilustruese

KUKËS- Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Kukës, pasi po trafikonte një 14-vjeçare me qëllim trafikimin e saj drejt Kosovës.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar në dalje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin E. G., 22 vjeç, i cili udhëtonte me shtetasin A. K., 18 vjeç, dhe me një shtetase 14 vjeçe.      

Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. G. po tentonte ta kalonte në kufi, 14-vjeçaren, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë.   

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasit: 

E. G., 22 vjeç, banues në Berat, për veprën penale”Trafikimi i të miturve”; 

A. K., 18 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Më datë 28.09.2025, në DVP Durrës, kanë kallëzuar familjarët e 14-vjeçares, për largimin e saj nga banesa.

Vijojnë hetimet për rastin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.   

Poll

MOS HUMB