Aktualitet

Tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec/ Lirohet njëri prej rojeve privatë, lihet në burg pronari i "Major Security"

Ngjarja lidhet me përplasjen mes punonjësve të sigurisë private dhe qytetarëve protestues në zonën e Zvërnecit.

zh.ll
Tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec/ Lirohet
artur grani-gerald biba-gazmend vathi

TIRANË- Pronari i kompanisë së sigurisë private "Major Security", Gerald Biba, do të vijojë të qëdrojë në qeli, pasi Gjykata e Apelit la në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj tij, lidhur me dhunën e ushtruar ndaj protestuesve në Zvërnec, më 29 maj.

Ndëkrohë, Apeli ka ndryshuar masën e sigurisë në "arrest shtëpie" për Gazmend Vathin. Ky i fundit ishte lënë në burg nga Gjykata e Vlorës. Për të arrestuarin tjetër, Artur Grani, Apeli ka vendosur të lërë në fuqi masën “arrest në burg”.

Ngjarja lidhet me përplasjen mes punonjësve të sigurisë private dhe qytetarëve protestues në zonën e Zvërnecit. Incidenti i rëndë u regjistrua të shtunën, 29 maj, gjatë protestës së organizuar nga banorë dhe aktivistë kundër projektit që po zhvillohet në zonën e Zvërnecit. Protesta u shoqërua me tensione të forta deri në përplasje fizike mes protestuesve dhe personave të angazhuar për sigurinë e projektit.

Biba rezulton pronari i kompanisë private të sigurisë "Major Security" dhe një emër i njohur për publikun, i cili po ashtu ka qënë ish-truproja i reperit Noizy. 32-vjeçari u pa në pamjet e publikuara nga ZËRI, teksa godet me grush banorin, më pas së bashku me dy rojet e tjera të shoqërisë private marrin zvarrë qytetarin. 

Ndaj Bibës janë ngritur akuzat “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”./ZËRI

Poll

MOS HUMB