Aktualitet

Protestuesit dorëzojnë në SPAK 'The Albanian Files': Provë e krimit, Rama shkatërroi Shqipërinë, të hetohet

Së bashku me peticionin e firmosur në duar qytetarët po protestojnë para SPAK. 

F.I
Protestuesit dorëzojnë në SPAK 'The Albanian Files':
Aktivistja Sidorela Vatnika

TIRANË-Qytetarët ashtu si dhe njoftuan janë mbledhur para SPAK, ku do të dorëzohet libri “Albanian Files”. Protestuesit në ditën 31 të protestës mblodhën firma në shesh për të çuar në SPAK librin e promovuar nga kryeministri Edi Rama. Së bashku me peticionin e firmosur në duar qytetarët po protestojnë para SPAK. Sipas tyre, libri përmban prova që duhet të hetohen nga drejtësia, ndërsa kërkojnë reagim nga institucionet për çështjet që, sipas tyre, ngrihen në publikim.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj deklaroi para SPAK se libri “Albanian Files”, i firmosur nga protestuesit, përmban 523 projekte, të cilat sipas saj janë të ndërtuara, në proces ndërtimi ose të planifikuara për t’u realizuar. Sipas saj në libër del qartë se ka konflikt interesi mes kryeministrit dhe arkitektëve dhe bizneseve.

“Kemi në dorë “Albanian Files”, për të gjitha projektet që janë ndërtuar dhe një pjesë që ritet të ndërtohen në zona të mbrojtura. Për ne ka të dhëna që ligji është ndryshuar me porosi. Bëhet fjalë për oligarkë shqiptarë. Albanian Files është arma e krimit që kryeministri Rama ka shkatërruar Shqipërinë. Në ditët në vijim po përgatisim edhe kallëzim penal që do të ia dorëzojmë Prokurorisë së Posaçme. Në këtë libër del qartë se është shmangur konsultimi publik. Në këtë libër del qartë se ligji u miratua për projektet të ndryshme, që ishin hartuar para se të miratohej ai. Në këtë libër del qartë se ka konflikt interesi mes kryeministrit dhe arkitektëve dhe bizneseve. Ai është kryetar i Këshillit të Territorit dhe kryeministri që vendos për këto projekte. Ne jemi këtu për të mbështetur SPAK, Nuk jemi këtu për një drejtësi popullore. Rama duhet të trajtohet dhe të hetohet si gjithë qytetarët e tjerë.”, u shpreh aktivistja Sidorela Vatnika për mediat.

“The Albanian Files” (Dosjet e Shqipërisë), i redaktuar nga Anneke Abhelakh, është një botim që përmban nga një kapitull për secilën prej 60 studiove ndërkombëtare të arkitekturës që punojnë në Shqipëri. Në qendër të debatit është vendosur letra e arkitektit Reinier de Graaf, e cila ka tërhequr vëmendje dhe ka nxitur reagime e polemika në publik. Bëhet fjalë për një tekst të gjatë, të drejtuar kryeministrit Edi Rama gjatë zgjedhjeve të vitit 2025. Në letër, arkitetkit, i sugjeron kryeministrit Rama idenë për heqjen e zgjedhjeve dhe kalimin direkt të “mbretërimit”.

Lidhur me librin vetë kryeminstri Edi Rama nga podcasti i tij 'Flasim', deklaroi se ai ka shkruar vetëm pararhënien se libri është tërësisht i pavarur dhe përmbledh kontributet e studiove arkitekturore që punojnë prej dy dekadash në Shqipëri. Sipas tij, teksti është keqinterpretuar dhe është nxjerrë nga konteksti, duke u përdorur si pjesë e një fushate sulmesh ndaj botimit. Rama theksoi se letra ka natyrë satirike dhe autoironike, në përputhje me stilin e autorit, dhe nuk përbën një thirrje politike.

Organizatorët theksojnë se protestat nuk do të ndalen, por do të vazhdojnë çdo ditë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB