Aktualitet

Tjetër rast! Iu shty seanca, i moshuari kërcënon kryesekretaren e Gjykatës së Fierit

75-vjeçari dyshohet se ka kanosur dhe fyer kryesekretaren e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për shkak të shtyrjes së një seance gjyqësore.

F.I
Tjetër rast! Iu shty seanca, i moshuari kërcënon kryesekretaren e
pamje nga Gjykata

FIER- Pas ngjarjes së 6 tetorit, ku plumbat u lëshuan brenda Gjykatës së Tiranës, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, incidentet në drejtësi nuk kanë ndalur. Rasti i fundit është regjistruar në Fier, ku një 75-vjeçar dyshohet se ka kanosur dhe fyer kryesekretaren e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për shkak të shtyrjes së një seance gjyqësore. I moshuar është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Fierit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. H., 75 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për shkak të shtyrjes së një seance gjyqësore, ka kanosur dhe fyer Kryesekretaren e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.”– njofton policia.

Një ditë më parë Redi Llanaj, avokati i deputetes Monika Kryemadhi u arrestua, pasi dhunoi me grushta rojën e sigurisë në hyrje të gjykatës së Vlorës. Po ditën e djeshme një incident u regjistrua në Gjykatën e Apelit, ku pak ditë më parë u vra në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja. Një person kërcënoi rojen e sigurisë së gjykatës, pas një debati të zhvilluar mes tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB