Aktualitet

Tjetër SKANDAL/ Luleshtrydhet e importuara nga Greqia kanë pesticide, AKU: Nuk i bllokuam dot!

Në një kërkesë për informacion drejtuar Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve është mësuar se subjekti importues është “Geri shpk”.

k.m.
Tjetër SKANDAL/ Luleshtrydhet e importuara nga Greqia kanë pesticide,
Foto ilustruese

TIRANË- Në tregun shqiptar janë futur fruta dhe perime me pesticide të rrezikshme. Kësaj herë Shqipëria nuk është eksportuese, por ka lejuar që të futen në treg luleshtrydhe të importuara nga Greqia. Sipas "OraNews" në këtë sasi që ka mbërritur në vendin tonë është dedektuar prania e mbetjes së pesticidit "Hexythiazox", i cili shkakton toksicitet në larvat e marimangës.

Në një kërkesë për informacion drejtuar Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve është mësuar se subjekti importues është “Geri shpk”. Në teori, ngarkesa e ardhur nga Greqia i ka të gjitha certifikatat shoqëruese, por nga analizat e bëra është kërkuar që produkti të hiqet tërësisht nga tregu për shkak se paraqet rrezik për konsumatorët.

"Megjithatë inspektorët e AKU-t nuk arritën të minimizojnë rrezikun duke bllokuar luleshtrydhen, pasi e gjithë sasia e importuar rezultoi e shitur. Në bazë të procedurave standarde kur një produkt dërgohet për t’u analizuar duhet të qëndrojë i bllokuar deri në daljen e rezultatit të analizave. Në rastin konkret asnjë kilogram luleshtrydhe nuk rezultoi e bllokuar,"-është mësuar nga burime brenda AKU-së.

Ngarkesat kanë hyrë në Shqipëri, që më 5 mars ku ngarkesa e luleshtrydheve përmbante mbetje të Hexythiazox; më pas më 17 mars ka rezultuar me mbetje të tre pesticideve të ndryshme: Cyprodinil, Avermectin Bla dhe Fludioxonil, të gjitha me risk të lartë për organizmin e njeriut nëse konsumohen në sasi të konsiderueshme. Ndërsa më 1 prill ngarkesa që ka hyrë në Shqipëri ka rezultuar me mbetje të pesticidit Clofentezine.

Tjetër SKANDAL/ Luleshtrydhet e importuara nga Greqia kanë pesticide,

Tjetër SKANDAL/ Luleshtrydhet e importuara nga Greqia kanë pesticide,

Tjetër SKANDAL/ Luleshtrydhet e importuara nga Greqia kanë pesticide,

Pas publikimit të lajmit në media, erdhi një reagim edhe nga AKU. Sasia e luleshtrydheve të importuara sipas AKU-së, në total është 52 kg dhe e gjithë sasia është shitur dhe e konsumuar nga qytetarët.

NJOFTIMI I AKU: 

Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bën me dije se për çdo rast të konstatuar (në treg apo në Pikat e Inspektimit Kufitar), të rezultuar jo-konform kërkesave dhe standardeve me legjislacionin në fuqi për produkte të importit, njoftohet Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë – RASFF. Lidhur me rastin e produktit Luleshtrydhe të një sasie prej 52 kg, të importuar nga Shteti i Greqisë, AKU në bazë të Planit të Monitorimit me Bazë Risku zbatoi procedurën e dërgimit në datën 17 shkurt 2025 për analizim laboratorik dhe pas daljes së rezultatit u angazhua nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë për mbledhjen dhe tërheqjen nga tregu të kësaj sasie luleshtrydhe. Në bazë të faturave të shitjes të paraqitura nga Operatori i Biznesit Ushqimor e gjithë sasia rezultonte e shitur. Menjëherë pas këtij rasti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë. Për këtë, është komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të çdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia.Synimi i urdhërimit për bllokime të tilla në PIK është që të pritet cdo rezultat analize e mostrimeve në të tilla raste. Në bazë të këtyre rezultateve do të përcaktohet nëse importet do të lejohen për tregtim brenda territorit shqiptar apo do të kthehen në vendin e origjinës.

Skandali i ushqimeve me pesticide që futen ose dalin nga vendi ynë ende nuk ka marrë zgjidhje. Dje u zbulua se nga Shqipëria, sërish drejt Kroacisë, ishte ndaluar një ngarkesë me speca. Por edhe pse lajmërimi me "alarm të kuq" është dhënë nga Rapid Alert System for Food and Feed (RASFF) asnjë njoftim zyrtar nuk ka nga ana e Ministrisë së Bujqësisë. Edhe rasti i luleshtrydheve është bërë publik nga mediat, ndërsa nga ana e autoriteteve përkatëse nuk ka pasur asnjë njoftim. As për të lajmëruar qytetarët që ptë mos e blejnë produktin e importuar./ZËRI 

Poll

MOS HUMB