
TIRANË- Pas 5 orësh seancë për 14 personat e arrestuar me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit "Ura", Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në fuqi masën 'arrest me burg' për 11 të akuzuar. Masa ka ndryshuar vetëm për avokatin Armand Tragaj, i cili është lënë në'detyrim paraqitje'. GJKKO ka lënë në masë sigurimi 'detyrim paraqitje' edhe dy të arrestuar të tjerë, Ervis Deti dhe Bexhet Mema.
Mes personave të ndaluar është edhe ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina, ku avokati i tij mbrojtës, Rigert Koni, i kërkoi prokurorisë të përcaktojë rolet dhe episodet për secilin nga këto persona. Mbrojtësit ligjorë i kanë kërkuar prokurorisë që përveç bisedave në ‘Sky’, akuzat të mbështeten edhe në prova të tjera. Ndërkohë deri më tani kanë relatuar 11 persona e ndërsa vetëm 3 kanë mbetur pa folur në sallën e Gjykatës së Posaçme.
Në burg janë lënë shtetasit:
-Orgest Molla
-Altin Morina
-Akil Ndrejaku
-Musa Koça
-Rando Aliu
-Sokol Isteri Tatani
-Ligor Çombashi
-Altin Pjetri
-Ervin Zeqiri
-Gëzim Thartori
-Alfred Hysa
Vendimi i plotë Gjykatës së Posaçme për masat e sigurisë ndaj 14 të dyshuarve:
"Me vendimin nr. 53, datë 23.05.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Orges Ali Molla, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Musa Ismail Korça, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Rando Skënder Aliu, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
4. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Sokol Isteri alias Tatani, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
5. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ligor Sotir Çombashi, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
6. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Altin Mhill Pjetri, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ‘’Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
7. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ervin Zija Zeqiri, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
8. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Gëzim Lulëzim Thartori, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
9. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Alfred Besim Hysa, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
10. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Genti Gani Nderjaku alias Ekil Nderjaku, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve’’, kryer në formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
11. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Altin Xhavit Morina, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
12. Në zbatim të nenit 248, pika 2 dhe 260 të K.Pr.Penale, zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Armand Luftar Tragaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (kryer në katër episode), parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal (sipas ligjit penal favorizues, para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021).
12.1 Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Armand Luftar Tragaj.
12.2 Në referim të nenit 234, pika 2 të K.Pr.Penale urdhërohet personi nën hetim Armand Luftar Tragaj të paraqitet pranë oficerëve të policisë gjyqësore që do të përcaktohen nga Prokurori, të hënën e parë të çdo muaji, ora 10.00.
12.3 Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim Armand Luftar Tragaj, nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
13. Në zbatim të nenit 248, pika 2 dhe 260 të K.Pr.Penale, zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Bexhet Muhamerr Mema, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1,paragrafi 4, i Kodit Penal.
13.1 Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Bexhet Muhamerr Mema.
13.2 Në referim të nenit 234, pika 2 të K.Pr.Penale urdhërohet personi nën hetim Bexhet Muhamerr Mema të paraqitet pranë oficerëve të policisë gjyqësore që do të përcaktohen nga Prokurori, të hënën e parë të çdo muaji, ora 10.00.
13.3 Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim Bexhet Muhamerr Mema, nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
14. Në zbatim të nenit 248, pika 2 dhe 260 të K.Pr.Penale, zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ervis Behxhet Deti, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, neni 245/1, paragrafi 4 i Kodit Penal.
14.1Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Ervis Behxhet Deti.
14.2Në referim të nenit 234, pika 2 të K.Pr.Penale urdhërohet personi nën hetim Ervis Behxhet Deti të paraqitet pranë oficerëve të policisë gjyqësore që do të përcaktohen nga Prokurori, të hënën e parë të çdo muaji, ora 10.00.
14.3Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim Ervis Behxhet Deti, nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
15. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
16. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit”.