Aktualitet

Tragjedia në Maliq: E mitura me djegie të rënda, transportohet drejt drejt QSUT në Tiranë

Sipas burimeve nga Spitali Rajonal i Korçës, gjendja e të miturës është kritike, pasi ajo ka pësuar djegie të rënda në pjesë të shumta të trupit.

l.k
Tragjedia në Maliq: E mitura me djegie të rënda, transportohet
PAMJE NGA NGJARJA

MALIQ- E mitura 6-vjeçare, e cila u plagos rëndë nga zjarri që përfshiu banesën e familjes së saj në Maliq, është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar. Sipas burimeve nga Spitali Rajonal i Korçës, gjendja e të miturës është kritike, pasi ajo ka pësuar djegie të rënda në pjesë të shumta të trupit.

Zjarri shpërtheu mesditën e sotme në banesën e familjes Azizllari, në bllokun nr. 3 të Maliqit. Në momentin e ngjarjes, brenda ndodheshin Merjeme Azizllari, 40 vjeç, dhe dy fëmijët e saj. Në përpjekje për të shpëtuar të vegjlit, gruaja humbi jetën, e gjetur pranë derës së kuzhinës. Djali i saj 14-vjeçar, Luka, u nxor nga flakët në gjendje kome dhe ndërroi jetw disa orë më vonë në spitalin e Korçës, për shkak të asfiksisë dhe djegieve të shumta. Ndwrsa vajza e vogël ka arritur të shpëtojë duke u hedhur nga dritarja. Mësohet se një fqinje i ka ardhur në ndihmë vajzës, pasi dëgjoi të bërtiturat dhe zhurmën e derës që goditej me shkelma.

Shkaqet e zjarrit janë ende nën hetim nga autoritetet, por dyshohet se gjithçka mund të ketë nisur nga një sobë me dru që familja përdorte për ngrohje. Familja Azizllari jetonte në kushte të vështira ekonomike, ndërsa fëmijët përballeshin edhe me probleme shëndetësore, sipas dëshmive të fqinjëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB