Aktualitet

Tregtarët e Vlorës protestë para Bashkisë: Vendi ku do na çojnë na falimenton, malli do mbetet stok

Tregtarët theksojnë, se autoritetet lokale nuk u kanë ofruar një hapësirë të përshtatshme ku të ushtrojnë tregtinë gjatë periudhës së punimeve.

F.I
Tregtarët e Vlorës protestë para Bashkisë: Vendi ku do na
PAMJE NGA PROTESTA

VLORË-Tregtarët e Tregut Industrial të Vlorës kanë dalë sërish në protestë para Bashkisë kundër mbylljes së tregut në qendër të qytetit. Sipas një njoftimi zyrtar nga Bashkia ata duhet të largohen brenda tre ditësh nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar, në kuadër të një projekti që parashikon krijimin e një tregu të ri.

Gjatë protestës, tregtarët janë shprehur, se nuk janë kundër rehabilitimit të tregut, por kundërshtojnë mungesën e një zgjidhjeje konkrete për vijimin e aktivitetit të tyre. Tregtarët theksojnë, se autoritetet lokale nuk u kanë ofruar një hapësirë të përshtatshme ku të ushtrojnë tregtinë gjatë periudhës së punimeve.

Protestuesit theksojnë se kanë furnizuar mallra për sezonin dhe rrezikojnë t’u mbeten stok për shkak të ndërprerjes së aktivitetit. Për këtë arsye, ata kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme dhe takim me kryebashkiaken e Vlorës./ZËRI

Poll

MOS HUMB