Aktualitet

Tritol automjetit në Kamëz, pronari: Dëgjova një zhurmë, makina ishte në oborr...

Ngjarja është konstatuar nga vetë pronari i cili ka njoftuar autoritetet, pasi dëgjoi zhurmën dhe pa se mjeti i tij kishte pësuar dëmtime në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit.

F.I
Tritol automjetit në Kamëz, pronari: Dëgjova një
FOTO ILUSTRUESE

KAMËZ-Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Kamëz. Lënda plasëse ka shpërthyer në automjetin e një 41-vjeçari rreth orës 03:00. Mjeti ishte i parkuar në oborrin e banesës. Ngjarja është konstatuar nga vetë pronari i cili ka njoftuar autoritetet, pasi dëgjoi zhurmën dhe pa se mjeti i tij kishte pësuar dëmtime në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit.

Paraprakishte dyshohet se autori ende i paidentifikuar ka hedhur në drejtim të automjetit një sasi të vogël lënde plasëse dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/autorëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:00, shtetasi Y. T., rreth 41 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative se, në Laknas, në rrugën “Lunxheria”, ka dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka konstatuar se automjeti i tij, i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës, kishte pësuar dëmtime të lehta në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit të automjetit.

Paraprakisht rezulton se një shtetas, ende i paidentifikuar, ka hedhur në drejtim të automjetit, dyshohet, një sasi të vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Poll

MOS HUMB