KUÇOVË- Një sasi e vogël me lëndë plasëse ka plasur në derën e biznesit në pronësi të shtetasit G.S, mbrëmjen e djeshme në lagjen Postobllok, Kuçovë. Bëhet fjalë për biznesin 'Autosalon Skënderi' që shtet e jep makina me qira. Biznesi është në në pronësi të Gëzim Skënderit, ndërsa ky i fundit ka deklaruar se nuk ka probleme apo konflikte me asnjë. Uniformat blu bëjnë me dije se nuk ka përsona të lënduar, ndërsa si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë, po vijon puna për kapjën e autorëve dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Kuçovë/Informacion paraprak
Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.