Aktualitet

Shkak konkurrenca? Kozak Braçit i vendosin tritol në biznes

Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe ka shkaktuar dëme materiale.

k.m.
Shkak konkurrenca? Kozak Braçit i vendosin tritol në biznes
Kozak Braçi

TIRANË- Sërish telashe për Kozak Braçin! Një sasi e papërcaktuar lënde plasëse është vendosur në një godinë boshe që ai kishte marrë me qera në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”. Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe ka shkaktuar dëme materiale. Por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Godina, e marrë me qera, ishte kthyer në një garazh të marrë me qira dhe pritej që të bënte një investim për ta kthyer në një ambient për shitje makinash. Por i vendosën tritol. Ende nuk dihen arsyet e që çuan autorët në vendosjen e lëndës plasëse, por po hetohet mbi konfliktet e mundshme. Policia e Tiranës ka sekuestruar kamerat e sigurisë, me qëllim identifikimin e autorit.

"Më datë 05.01.2024, rreth orës 03:55, në një godinë boshe, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, dyshohet se ka shpërthyer sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,"-njofton Policia. 

Më herët, Braçit i kanë djegur edhe makinën. Mjetin e kishte parkuar poshtë pallatit ku banonte dhe për zjarrvënien akuzoi personazhin tjetër të njohur në "TikTOK", reperin Kllevio Serbiano (Klevjol Ahmeti) me të cilin ka pasur edhe shumë përplasje në rrjetin social. Por kësaj here, mbetet për t'u zbuluar se nga vjen sulmi./ZËRI

Poll

MOS HUMB