
TROPOJË- Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, një sasi tritoli ka shpërthyer në afërsi të një banese. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mserr në Tropojë, në banesën e një personi që nga Policia është identifikuar me inicialet A.P. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në ambientet e jashtme të kësaj banese.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tropojë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:30, në afërsi të banesës së shtetasit A. P., në fshatin Mserr, dyshohet se ka shpërthyer një lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të kësaj banese. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.