
ELBASAN- Qytetarët e lagjes “Partizani” në Elbasan janë tronditur pas shpërthimit të lëndës plasëse në banesën e familjes Pepa. Një prej tyre rrëfen gjithçka që përjetoi për kamerat. Në një prononcim për Top Channel, gruaja thotë se as në momentin që ka rënë tërmeti tragjik i 26 nëntorit, vendi nuk ishte shkundur në atë mënyrë.
“11 e çerek ka qenë ora, unë thashë ka plas ndonjë gjë këtu në lagjen tonë. S’ka bërë vaki, të undej shtëpia ime në atë fe, ka ra tërmet dhe nuk është tund. Unë thashë ç’a ka plas, ndonjë bombë. Aq u trembëm sa s’ka ku shkon,”- tregon qytetarja ndër të tjera.
Tritoli rezulton të jetë inskenuar dhe vendosur nga vetë familjarët. Arbër Pepa kishte udhëzuar nipin e tij, Ardit Pepa që të vendoste tritolin në banesë në mënyrë që të kishte mundësi të përfitonte azil në Bashkimin Evropian. Por gjithçka është zbuluar nga grupi hetimor dhe të dy janë vënë në pranga. Si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur persona të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta./ZËRI