Aktualitet

Tritol pranë hotelit të Vangjush Dakos, policia shpërthim të kontrolluar

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë një shpërthim të kontrolluar.

F.I
Tritol pranë hotelit të Vangjush Dakos, policia shpërthim të
pamje nga vendngjarja

DURRËS-  Një sasi lende plasëse është gjetur nga kalimtaret në Durrës, pranë një hoteli i cili raportohet të jetë në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë një shpërthim të kontrolluar. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. 

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe shkakun e vendosjes së lëndës plasëse. Ende nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me ish-kryebashkiakun e Durrësit.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është dënuar me 2.8 vite burg. Ndërsa Fiqiri Farruku, Ardian Bulku dhe Fatmir Ejupi u dënuan me nga 2 vite burg, por gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me burg për të tre duke e konvertuar në shërbim prove. Dako u vu në pranga në qershor të vitit2023 dhe u hetua për dy raste shpërdorimi detyre, për ndërtimin e pallatit 11-katësh dhe për projektin “Promenadë Bregdetare”. Por për akuzat e ngritura ndaj tij ka kërkuar pafajësi./ZËRI

Poll

MOS HUMB