Aktualitet

Tritoli në lokalin në Tiranë! Në kërkim autori, Policia gjen veshjet e përdorura dhe biçikletën me të cilën u largua

Policia bën me dije se 47-vjeçari, është me precedent të theksuar kriminal të mëparshëm.

F.I
Tritoli në lokalin në Tiranë! Në kërkim autori, Policia
PAMJE NGA VENDI I NGJARJES

TIRANË-Është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i vendosjes dhe shpërthimit të tritolit në ambientet e jashtme të lokalit në pronësi të Sotir Halilit, në rrugën “Ramazan Gaxherri” , mbrëmjen e 25 marsit. Autori i ngjarjes është identifikuar si Renato Mineri, 47 vjeç. 

Policia bën me dije se 47-vjeçari, është me precedent të theksuar kriminal të mëparshëm. Uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale veshjet e përdorura nga Mineri ditën e ngjarjes si dhe biçikletën që 47-vjeçari përdori për tu larguar.

Njoftimi i policisë;

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.03.2025, në rrugën “Mustafa Gaxheri”, ku plasi një sasi lënde plasëse në ambientin e jashtëm të një lokali. Identifikohet dhe shpallet në kërkim 47-vjeçari si autor i dyshuar i ngjarjes.

47-vjeçari me precedent të theksuar kriminal të mëparshëm. Sekuestrohen veshjet e përdorura nga autori i dyshuar ditën e ngjarjes si dhe biçikleta që 47-vjeçari përdori për tu larguar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 25.03.2025, në lokalin në posedim të S. H, në rrugën “Mustafa Gaxheri”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Punohet intensivisht për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Fatmirësisht në momentin e shpërthimit, lokali ka qenë i mbyllur dhe nuk ka patur persona të lënduar. Pronari i lokalit 44-vjeçari Sotir Halili ka dëshmuar në Polici se nuk ka konflikte me asnjë person./ZËRI

Poll

MOS HUMB