Aktualitet

Ferracaku iku "nën hundën" e tyre, Gjykata liron 4 efektivët e FNSH-së, akuzohen për 'shpërdorim detyre'

Ata akuzohen për “shpërdorim detyre”, lidhur me mënyrën e mbikëqyrjes së masës së sigurisë së vendosur ndaj Verracakut.

zh.ll
Ferracaku iku "nën hundën" e tyre, Gjykata liron 4
hasan ferracaku dhe vendi i ngjarjes

SHKODËR- Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur të lërë të lirë katër punonjësit e FNSH-së, të cilët u vunë në pranga nga AMP pas rastit të largimit të Hasan Verracakut, person nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Efektivët do të hetohen në gjendje të lirë, pasi ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ata akuzohen për “shpërdorim detyre”, lidhur me mënyrën e mbikëqyrjes së masës së sigurisë së vendosur ndaj Verracakut.

Nën hetim janë inspektorët Dorjan Hasandoçaj, Gentian Xhanari, Dioniz Hotaj dhe punonjësi Ridvan Zefi, të gjithë pjesë e Trupës Operacionale të Njësisë së Sigurisë Kombëtare Shkodër. Efektivët, dyshohet se nuk kanë ushtruar siç duhet detyrën për mbikëqyrjen e Verracakut, çka mundësoi largimin e tij nga banesa ku po qëndronte në zbatim të masës së sigurisë.

Sipas AMP-së, hetimi nisi pasi gjatë kontrolleve u konstatua se Hasan Verracaku, ndaj të cilit ishte vendosur masa “Arrest në shtëpi”, nuk ndodhej në banesën ku duhej të qëndronte nën mbikëqyrje. 

Ndërkohë, ndaj Hasan Ferracakut vijon të rëndojë dyshimi për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi dyshohet se ka shkelur kushtet e masës së sigurisë të vendosur nga gjykata.

Arratisja e Ferracakut u raportua mesditën e 2 korrikut. Pvarësisht se ruhej 24 orë në 24 nga efektivët e Forcës së Posaçme, Ferracaku ka mundur t'i shmanget mbikëqyrjes së policisë dhe të largohet në një drejtim ende të panjohur.

Ferracaku mbeti i plagosur së bashku me nipin e tij në masakrën e 26 qershorit 2021 pas një konflikti me familjen Gocaj. Në përplasjen me armë zjarri mbetën të vrarë Kujtim Ferracaku 59 vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Xhovani Gocaj 25 vjeç si dhe kamarieri 20 vjeçar Myzerim Zeneli. Vëllezërit Hasan dhe Kujtim Ferracaku u konfliktuan me vëllezërit Gocaj për ndarjen e shezlongëve në plazh dhe në darkë janë takuar për t’u sqaruar. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB