Aktualitet

'U dërguan pa mbrojtje, ishin vetëm 6 policë' Xhaxhai i efektivit të vrarë nuk kursen Begajn: Na fundosët, po na vrisni

Mekolli ka kritikuar mënyrën e organizimit të operacionit policor, ku deklaron se ishin vetëm 6 Policië që u dërguan të pambrojtur për të arrestuar personin e shpallur në kërkim prej 9 vitesh.

F.I
'U dërguan pa mbrojtje, ishin vetëm 6 policë' Xhaxhai i
Hazbi Mekolli dhe Bajram Begaj

POGRADEC-Enea Mekolli, efektivi i 'Shqiponjave' i cili u vra në krye të detyrës u përcoll sot drejt banesës së fundit. Familjarët mbajtën homazhe pranë Qendrës Kulturore "Lasgush Poradeci" në Pogradec, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i vendit Bajram Begaj. Teksa takohej dhe shprehte ngushëlime, familjarë e viktimës i kanë kërkuar llogari Begajt. Hazbi Mekolli, xhaxhai 36-vjeçari ka kërkuar nga Begaj të merren masa pasi kriminelët po vrasin jetë të pafajshme.

“E latë këtë vend në dorë të krimineleve. Na mbylli derën, mos i lini kriminelet. Ka patur tre herë tentativë për ta arrestuar, duhet të merrni masa, po na vrisni, bëhuni te zotë, e late këtë vend në dorë të krimineleve, po sundojnë kriminelet në çdo cep të Shqipërisë. Nuk dominion policia por dominon krimi. Na fundoset. Na çuat në fund. Nuk kishte masa mbrojtëse.”, i tha xhaxhai.

Edhe pas ceremonisë mortore, xhaxhai i efektivit të vrarë ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka kërkuar të bahet përgjegjësi nga ai që ka dhënë urdhrin. Mekolli ka kritikuar mënyrën e organizimit të operacionit policor, ku deklaron se ishin vetëm 6 Policië që u dërguan të pambrojtur për të arrestuar personin e shpallur në kërkim prej 9 vitesh.

“Nuk ka pasur asnjë lloj mbrojtje. Personi që ka urdhëruar, duhet të përgjigjet. Ai që dha urdhrin, duhet të përgjigjet. 6 veta kanë qenë në operacion, më vonë kanë vajtur të tjerët.”, tha ai.

Çfarë ndodhi gjatë aksionit policor

Efektivi Enea Mekolli, humbi jetën gjatë një operacioni policor të ndodhur një ditë më parë 4 qershor, për kapjen e një personi në kërkim ka ndodhur një përplasje me armë zjarri. Strukturat e policisë kishin lokalizuar një person në kërkim, Violand Braçellari, 43-vjeç, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. 43-vjeçari ishte i fshehur në një stan dhe ka refuzuar thirrjet e policisë për t’u dorëzuar. Në momentin e ndërhyrjes, ai ka hapur zjarr në drejtim të efektivëve, duke shkaktuar vdekjen e Mekollit dhe plagosjen e Edison Adrit. Gjatë kundërpërgjigjes së policisë për neutralizimin e autorit, edhe vetë Braçellari ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë drejt Traumës në Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB