Aktualitet

“Shqipëri e Re”, Mbahet sot protesta e 6-të kundër projektit në Zvërnec

Me sloganin “Shqipëri e Re”, tubimi do të nisë në orën 18:00, ku pritet që protestuesit të nisen nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë.

l.k
“Shqipëri e Re”, Mbahet sot protesta e 6-të kundër
Posteri dhe pamje nga protesta

TIRANË- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” pritet të mbushet sërish me qindra-mijëra protestues në ditën e gjashtë radhazi, kundër projektit të Zvërnecit dhe kundër qeverisë.

Me sloganin “Shqipëri e Re”, tubimi do të nisë në orën 18:00, ku pritet që protestuesit të nisen nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë.

“Shqipëri e Re”, Mbahet sot protesta e 6-të kundër
Posteri i protestës

Protestuesit prej ditësh i kanë të qarta kërkesat e tyre, që nga dorëheqja e kryeministrit Rdi Rama, tek anulimi i projektit dhe shfuqizimin e dy ligjeve, atë të investimeve strategjike dhe Paketën e Maleve.

Kërkesat:

1-Dorëheqje e Qeverisë

2-Shfuqizim i statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë!

3-Shfuqizim të ligjit së Paketës së Maleve

4-Anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura

5-Anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Protesta qytetare ka rikthyer sytë e të gjithë botës në bulevardin kryesor në kryeqytet, duke marrë jehonë nga mediat ndërkombëtare.

Qytetarët janë shprehur se nuk do të ndalojnë protestat dhe se nuk ka dialog deri sa të arrihen kërkesat e tyre. Protestat janë shtrirë edhe në disa qytete të vendit, si Durrës, Vlorë dhe Fier, ndrësa pritene dhe protetsa nga dispora shqiptare në disa vende të Europës dhe në Amerikë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB