Aktualitet

U godit nga rryma elektrike në bordin e anijes, humb jetën 24-vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Portin e Durrësit, ku një elektriçist 24-vjeçar nga Azerbajxhani humbi jetën pasi u godit nga rryma elektrike

E.K
U godit nga rryma elektrike në bordin e anijes, humb jetën
Foto ilustruese

DURRËS- Një incident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu, ka ndodhur në bordin e anijes “Kybele”, e cila lundron nën flamurin e Panamasë dhe ndodhet në portin e Durrësit me një ngarkesë gruri.

Paraprakisht mësohet se Avaz Yafarov, 24 vjeç, pjesë e ekuipazhit të anijes, ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kryerjes së detyrës.

Ambulanca mbërriti shpejt në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve, i riu nuk mundi të shpëtohej. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

 

 

Poll

MOS HUMB