Aktualitet

U kapën me 50 kg drogë, e kishin fshehur brenda shufrave të hekurit, arrestohen babë e bir në Kapshticë

Lënda narkotike ishte futur brenda disa shufrave të hekurit që ishin vendosur në 'tavanin' e kamionit. Droga do të kalohej në kufi, ndërsa destinacion i drogës ishte Greqia e më tej Turqia.

k.m.
U kapën me 50 kg drogë, e kishin fshehur brenda shufrave të
Pamjet e drogës

KORÇË- Policia e Shtetit ka vendosur në prangat e Policisë së Shtetit dy persona, babë e bir. Të dy, brenda një kamioni kishin arritur që të fshihnin 50 kg drogë. Lënda narkotike ishte futur brenda disa shufrave të hekurit që ishin vendosur në 'tavanin' e kamionit. Droga do të kalohej në kufi, ndërsa destinacion i drogës ishte Greqia e më tej Turqia. Babë e bir kanë deklaruar se nuk kishin aspak dijeni për drogën që ndodhej në kamionin e tyre, megjithatë përfunduan në pranga. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Korçë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në bashkëpunim me DVKM Korçë, operacioni i koduar "Shufrat", për goditjen e një rasti të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit u sekuestruan 56 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, kamioni ku ishte fshehur lënda narkotike dhe 1300 euro. Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: D. H., 68 vjeç dhe A. H., 35 vjeç, banues në Tiranë (babë e bir).

U kapën me 50 kg drogë, e kishin fshehur brenda shufrave të
Pamjet e drogës

Në PKK Kapështicë, në dalje të RSh-së, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën policore, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin kamion me drejtues shtetasin A. H dhe pasagjer shtetasin D. H. Gjatë kontrollit, në pjesën e tavanit të rimorkios së kamionit u konstatuan të montuara 44 shufra metalike, në të cilat ishin fshehur sasi lënde narkotike cannabis sativa, me peshë totale 56 kilogramë. Në vijim të veprimeve procedurale u shpall në kërkim shtetasi F. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet si posedues i lëndës narkotike dhe bashkëpunëtor në trafikimin e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB