Aktualitet

U kapën me drogë me vlerë 500 mijë euro! Goditet grupi kriminal i shqiptarëve në Spanjë, 5 të arrestuar

Në Cervera u bë bastisja e parë në një magazinë industriale, ku u arrestuan katër persona të dyshuar.

F.I
U kapën me drogë me vlerë 500 mijë euro! Goditet grupi
kanabisi i sekuestruar

SPANJË-Autoritetet spanjolle kanë “çmontuar” një grup kriminal shqiptar që vepronte nga lokacione të ndryshme, të cilët merreshin me kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Sipas mediave spanjolle, grupi ishte i specializuar në kultivimin e marijuanës dhe shpërndarjen e saj në të gjithë Katalonjën. 

Në Cervera u bë bastisja e parë në një magazinë industriale, ku u arrestuan katër persona të dyshuar. Aty u çmontua një plantacion me 277 bimë marijuanë dhe u gjetën 600 vazo bosh. Hapësira ishte e pajisur plotësisht për kultivim intensiv, me ajrim, ndriçim industrial, ajër të kondicionuar dhe produkte fitosanitare.

Ambienti i dytë, i vendosur në Manlleu, u kontrollua gjithashtu. Atje, u arrestua një anëtar i pestë i grupit dhe u sekuestruan 567 bimë marihuanë, së bashku menjë shumë parash cash. Vlera totale e drogës së sekuestruar mes dy plantacioneve arrin në qindra mijëra euro.

Por operacioni nuk mbaroi me kaq. Mossos kreu gjithashtu tre kontrolle të tjera: në dy apartamente në komunën e Salou dhe një të tretën në Blanes. Gjatë këtyre bastisjeve, 5 persona të tjerë u arrestuan dhe u sekuestruan 75 kilogramë sytha marihuanë të gatshme për shpërndarje, së bashku me 10,900 euro para të gatshme dhe 25 gramë kokainë. Sipas burimeve policore, vlera e marihuanës së sekuestruar në tregun e zi llogaritet në 482.500 euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB