Aktualitet

GJKKO lë në burg Edison Mucekun, 'miku' i Tor Xheçukës tentoi të vriste Hamza Terziun

Muceku dyshohet si 'miku' i grupit kriminal që drejtonte Hektor Xheçuka (Tori), të cilët akuzohen se kanë qëlluar me armë zjarri drejt banesës në Bulqizë së Terziut.

F.I
GJKKO lë në burg Edison Mucekun, 'miku' i Tor
Hektor Xheçuka

TIRANË- GJKKO ka lënë në burg pa afat Edison Mucekun. I ekstraduar nga Britania e Madhe pak ditë më parë, Muceku akuzohet për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje” në dëm të Hamza Terziut, më 21 maj 2020 në Bulqizë. Në sallën e gjyqit 34-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Emri i Edison Mucekut ishte pjesë e listës së megaoperacionit të SPAK në maj të vitit 2024, ku u lëshuan 50 urdhër arreste për emrat më të njohur të botës së krimit në vend. Muceku dyshohet si 'miku' i grupit kriminal që drejtonte Hektor Xheçuka (Tori)  të cilët akuzohen se kanë qëlluar me armë zjarri drejt banesës së pabanuar në Bulqizë së Terziut. 34-vjeçari akuzohet nga SPAK se së bashku me shtetasit Albert Zaja, Tori Xheçuka, Florenc Kelmendi dhe Ardit Gjokrosa kanë kryer veprime për të siguruar kushtet dhe mjetet me qëllim vrasjen e Hamza Terziut. 

Tor Xheçuka po ashtu është shpallur në kërkim edhe nga Prokuroria e Posaçme pas operacionit “Revanshi”.  Nga dosja u zbulua se Xheçuka ishte vrasës me pagesë dhe se për llogari të Ervis Martinajt ka planifikuar edhe vrasjen e Durim Bamit. Zbardhja e ngjarjes u bë e mundur falë zbërthimit të platformës “Sky Ecc”, ku u zbuluan biseda dhe përfshirja e personave në krim./ZËRI

Poll

MOS HUMB